ARKATANA

Mustafa merr mbështetjen masive edhe në Velekincë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga drejtori i kulturës Veton Nevzadi dhe nga një kandidat për këshilltar komunal, kanë qëndruar në një odë në fshatin Velekincë nga ku kanë marrë mbështetjen e fuqishme për garën e tre nëntorit 2013.

Me këtë rast kryetari Mustafa ka thënë se janë bërë shumë punë të mira porse ka ende shumë punë për t’u bërë. Ne jemi munduar të bëjmë maksimumin, por mundësit ishin këto që i kishim. Ka ende shumë nevoja këtu, mirëpo janë realizuar projekte siç është asfaltimi i disa rrugëve që është një shumicë e tyre të përfunduara, ndriçimi publik, investime në bujqësi, ujësjellësi tashmë ekziston, kanalizimi poashtu dhe investime të tjera.

Ai ka thënë se çdo vit do të investojmë projekte në Velekincë, me ndonjë projekt të vogël apo edhe më të madh.

“Nuk do të ndalemi assesi në realizimin e projekteve edhe në fshatra por edhe nëpër qytet. Sa u përket fshatrave ne nga ardhja në qeverisje kemi investuar gjithandej nëpër fshatra, dhe do të vazhdojmë edhe më tutje. Poashtu tani e tutje do të ridizajnojmë investimet në qytet. Do të investojmë gjithandej nëpër qytet me gjithë infrastrukturën. Unë nuk dua të bëhem kryetar i komunës sa për të më thënë dikush kryetar, por unë kamë dëshirën të jem kryetar që bashkërisht t’i grahim punëve. Jam krenar për punën që është bërë deri më tani, por unë kam dashur që të paktën të investoheshin deri më tani edhe disa miliona, me të cilat do të kryheshin disa punë të rëndësishme. Por këtë vit kemi marrë mbështetjen edhe më të fuqishme të Kryeministrit Thaçi për të vazhduar me projekte pa ndal, dhe siç ka thënë ai, do të investohet çdo projekt që ne do t’ia dërgojmë qeverisë së Kosovës” ka thënë Mustafa.

Uji Dea

Kemi hapje të dyerve të Gjilanit siç është pika kufitare me Maqedoninë, hapja e Universitetit Publik të Gjilanit, rruga e mirë të cilën e ka marrë zhvillimi i Gjilanit, por ne nuk do të ndalemi assesi sepse synim i yni është zhvillimi i Gjilanit dhe drejtimin e Gjilanit drejt qyteteve të zhvilluara evropiane.

Është me shumë rëndësi rregullimi i rrugës prej lagjes së Lipovicëve për në fshatin Livoç i Ulët në rrugën e Ferizajit, sepse kjo e shkarkon shumë qendrën e qytetit.

Ndërsa sa i përket mbështetjes në procesin zgjedhor të pranishmit kanë thënë se mbështetja për kryetarin Mustafa është e pafund, ngase ai ka dëshmuar që i dëgjon të gjitha kërkesat e qytetarëve dhe i trajton me prioritet ato.

Nga ana tjetër kryetari Mustafa ka falënderuar qytetarët nga Velekinca, për mbështetjen masive që e kanë vënë në dispozicion të fitores së PDK-së dhe të kandidatit të saj për kryetar Komune. Ata kanë thënë se mbështetja është një besim shtesë për punën e mirë të bërë deri më tani thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.