Mustafa merr mbështetjen e “Hidromoravës” dhe “Eco-higjiena”

Gjilan – Qemajl Mustafa së bashku me disa prej kandidatëve për këshilltarë komunal, ka vizituar dy Kompanitë Publike, me ç’rast ka falënderuar dy menaxhmentet për angazhim të pakursyer si në furnizim të qytetarëve me ujë të pijes poashtu edhe me pastërtinë e hapësirave gjelbëruese që jemi Komuna më e mirë në këtë aspekt në mesin e Komunave të Kosovës, por poashtu edhe për grumbullim të mbeturinave nga amvisëritë dhe kategoritë e tjera.
Mustafa, kandidat për mandatin e tretë ka falënderuar dy menaxhmentet për angazhimet e bëra për këto vite sa ai ishte në krye të Komunës, por edhe sa i përket zhvillimit të tyre gjatë të ardhmes si dy kompani Publike.
Ai ka thënë se kemi punuar bashkërisht sikur të ishin një organizëm i vetëm, dhe gjendja ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë kur këtë e krahasojmë me periudhën para vitit 2008. Është duke u ndërtuar rezervuari për ujësjellës, i cili to ta zgjidhë në një mas pothuajse 100 % furnizimin me ujë të pijes dhe ai projekt i madh është duke progresuar mjaft mirë dhe jemi të bindur se furnizimi me ujë të pijes nuk do të jetë më problem për zonën urbane. “Gjithashtu edhe sa i përket grumbullimit të mbeturinave jemi duke ecur mjaft mirë dhe sot Gjilanin e kemi qytetin më të mirëmbajtur në Kosovë, por ne mundemi edhe më shumë bashkërisht, sepse vetëm me një organizim të shtuar mund të krijojmë ambient të dëshiruar për qytetarët tanë që është interes i dyanshëm, i yni si Komunë por edhe i juaji si Kompani Regjionale”.
Mustafa gjithashtu ka kërkuar angazhimin edhe të mëtutjeshëm që puna në terren të kryhet siç duhet, sepse ne jemi në rrugë të mbar dhe mjaft mirë e dimë se cili është prioriteti ynë më datën 4 nëntor , një ditë pas zgjedhjeve, sepse ne jemi nismëtar të shumë proceseve dhe realisht e dimë qëllimin se ku duam të shkojmë. “Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës, bashkë me ju, dy kompanitë që po shkonin drejt tkurrjes për çdo ditë dhe që funksiononin në objekte totalisht të degraduara , ne u kemi krijuar mundësi dhe sot jeni në objekte moderne dhe me gjithë infrastrukturën e duhur, keni filluar të rriteni dhe ngriteni ekonomikisht, por do të ecim ende më përpara me zhvillim të mëtutjeshëm tuajin”.
Ai ka thënë se mbështetja që ka marrë para disa vitesh është kthyer në investime për ju, por edhe ky besim i tretë që do ta marrë, do të jetë besim për të qeverisur me projekte edhe më të mëdha, në mënyrë që lëvizja përpara të jetë edhe më e sigurt për juve por edhe për qytetarët, sepse jemi dëshmuar me kohë se ne mundemi të punojmë sepse nuk jemi të lodhur aspak. “Ne bashkë kemi qeverisur dhe kemi bërë punë të mëdha së bashku, kështu do të vazhdojmë edhe më tutje, sepse vetëm në qeverisje të përbashkët mund të zhvillohemi. Thjeshtë ne ishim, jemi dhe do të jemi shërbyes tuaj në qeverisje, kemi ndryshuar gjithçka derisa e kemi vënë në shërbim tuajin si në arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë, zhvillim ekonomik, administratë, ambient për investime, për të bërë biznes, për ambient të pastër” etj.
Mustafa ka thënë poashtu se edhe lista për këshilltarë komunal, pa dashur të ndjehet i fyer dikush, është më e mira e PDK-së, të gjithë janë të dëshmuar në aktivitete, të gjithë janë të përgatitur me shkollim universitar dhe me përvojë të madhe, sikur që edhe janë zëri juaj gjithandej në institucionet komunale thuhet në njoftimin e PDK-së në Gjilan./rajonipress/