RCCOLA

Mustafa merr mbështetje të fuqishme në Përlepnicë, Kmetoc dhe Verbicë e Kmetocit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Elektorati i Përlepnicës, Kmetocit dhe i Verbivcës së Kmetocit, i kanë dhënë një mbështetje të fuqishme kryetarit aktual Qemajl Mustafa për garën e tre nëntorit. Ata nën ritmin e duartrokitjeve dhe brohoritjeve Qemajli, Qemajli, Qemajli, por edhe PDK, PDK, PDK…, kanë dëshmuar se janë mbështetje e fuqishme edhe në garën e tre nëntorit.

I pranishëm në këtë tubim të madh të këtyre fshatrave ishte edhe zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, i cili ka dhënë mbështetje të fuqishme për kryetarin Mustafa, duke thënë se është këtu vetëm që ta përshëndes këtë masë kaq të madhe të rreshtuar në mbështetje të kryetarit Mustafa. “Jam i nderuar që sonte gjendem këtu në tubimin e shumë atdhetarëve, veprimtarëve dhe frymëzuesve tuaj nëpër vite. Kjo prani e juaja kaq e madhe dëshmon për një fitore shumë të madhe në zgjedhjet e tre nëntorit. Jemi të gjithë së bashku për të shënuar edhe këtë fitore të madhe, sepse kemi punë të mëdha për të bërë bashkërisht. Kosova me në krye kryeministrin Thaçi është çliruar, është pavarësuar gjithashtu, po ndërtohet me një shpejtësi shumë të madhe, por jemi këtu që të marrim besimin tuaj, në mënyrë që Kosovën ta integrojmë në familjen e madhe Evropiane, ka potencuar ai ndër të tjerash duke thënë se ne jemi fituesit dhe s’kemi pse të merremi me kundër-kandidatët e kryetarit Mustafa, edhe kur ata na fyejnë neve në këtë garë demokratike që e kemi bërë për 30 ditë rresht” tha Kuqi.

Ndërsa kryetari Mustafa, ka thënë se Gjilani, gjatë qeverisjes së PDK-së, ka shënuar shumë suksese, si në zhvillim, infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë dhe kështu do të vazhdojmë më tutje. Ne vërtetë jemi fitues. “Edhe para fushatës elektorale ne jemi sjellur si fitues ndërsa këtë e keni vërtetuar se jemi të tillë pas mbështetjes shumë të madhe që kemi marrë nga ju të nderuar qytetarë shumë të vyeshëm në ndërtimin e Komunës suaj. Besimi juaj për ne është besim për zhvillimin e Gjilanit. Besimi juaj për ne është qeverisje e suksesshme dhe e dinjitetshme për qytetarët e Gjilanit. Besimi juaj për ne është besim në veten tuaj, për të qeverisur për Gjilanin Evropian. Krahasimet nga ardhja në krye të qeverisjes së PDK-së dhe koha para saj janë të jashtëzakonshme. Ne kemi ndryshuar mendësinë në qeverisje, sot zyrtari është shërbyes i vërtet i qytetarit. Sot në Gjilan janë bërë investime të cilat kur i marr edhe vet personalisht dhe i shikoj, është e pabesueshme, që gjithë ato investime kanë kaluar brenda kohës 5 vjet e gjysmë. Jemi me energji shumë të madhe, dhe kështu do të vazhdojmë në zhvillimin dhe integrimin e Gjilanit. Gjilani sot është Komuna më e mirë në krahasim me Komunat e Kosovës, ose ndër më të mirat. Punët tona kryhen në bazë të prioriteteve, pa dallime nëse në një fshat apo lagje është një grupim tjetër politik. Ne jemi të të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit, kështu jemi sjellë deri më tani duke i trajtuar të gjithë si qytetarë tanë dhe kështu do të vazhdojmë edhe në këto katër vjetët e ardhshme” tha Mustafa.

Uji Dea

Ndryshe në këtë tubim me fjalë rasti janë paraqitur edhe kandidatët e kësaj ane si Bujar Nevzati, Hevzi Xhelili dhe Shefik Surdulli, të cilët kanë premtuar realizimin e kërkesave të qytetarëve duke qenë shumë të zëshëm, në Kuvendin e Komunës.

Ata poashtu kanë përmendur edhe investimet e shumta që janë bërë në Gjilan nga qeverisja e PDK-së.

Gjithashtu kandidatët për këshilltarë komunal nga fshatrat e lartë – përmendura, kanë thënë se Qemajl Mustafa është fituesi, sepse ai asnjëherë nuk është lodhur në realizimin e kërkesave të qytetarëve. Në fund të këtij mandati nuk do të flitet më për kërkesat që sot kanë qytetarët, sepse ato do të realizohen sepse ne jemi vërtetë me një program që asnjë parti tjetër nuk e ka. Ne jemi fituesit, ndaj ejani të festojmë të gjithë së bashku më tre nëntor në orët e vona thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/