Uji Dea

Mustafa merr mbështetje nga familja e Shefik Nezirit nga Cërrnica

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari Qemajl Mustafa ka takuar një pjesë të familjes Neziri nga Cërrnica që njëherit njëri nga ta është edhe udhëheqës i firmës “Vatani”, që tashmë ka shtrirë rrjetin e saj në disa pika në Gjilan dhe ka një numër të konsiderueshëm të të punësuarve.

Me këtë rast kryetari Mustafa ka informuar ata me gjendjen në të cilën është Gjilani sot në aspektin e qeverisjes dhe rrugën kah do të shkoj në të ardhmen ky qytet regjional me ndikim në Anamoravë.

Ai ka falënderuar këtë familje të madhe dhe shumë të tjera nga Cërrnica që janë në mbështetje të fuqishme të kandidaturës së tij për mandatin e tretë, nga Partia Demokratike e Kosovës. Mustafa ka thënë se qeverisja e udhëhequr nga ai, është një qeverisje e cila ka ndryshuar udhëheqjen dhe qasjen ndaj qytetarit si në arsim, shëndetësi, kulturë, sport, investime, zhvillim, administratë etj.

Mustafa ka falënderuar jashtëzakonisht shumë banorët në Cërrnicë që në disa takime që ka pasur atje gjatë fushatës elektorale, me këtë takim këtu sot, por edhe me takime të shumta gjatë qeverisjes gati 6 vjeçare.

Në Cërrnicë është një komunitet shumë i madh dhe shumë praktik, por edhe mbështetës të fuqishëm në projektet tona. Ai ka thënë se për 6 vjet të qeverisjes Cërrnica ka treguar një përkushtim për të bashkëpunuar me qeverisjen në Gjilan, por edhe me ndihmën e madhe që na kanë dhënë në shumë procese të ndryshme.

Sot e dimë se në Cërrnicë është realizuar projekti për ndriçimin publik, janë investuar disa rrugica, disa trotuare, rregullimi i një ure, dhe të tjera investime në bujqësi dhe arsim, është rregulluar fusha e sportit në hapësirën e shkollës, por ne do t’i rregullojmë edhe disa rrugica të cilat janë të paasfaltuara, por do vazhdoj projekti i rregullimit të rrugës që lidhet me Livoçin e Ulët (rruga kah fermat), gjithashtu së shpejti do të lëshohet në funksion edhe ujësjellësi që në projekt është edhe ndërhyrjet në kanalizim.

Fundamenti

Sa i përket investimeve ai ka thënë se janë bërë investime , por asnjëherë aq sa ka dëshiruar vet ai si kryetar, mirëpo me zotimin e kryeministrit Thaçi, Cërrnica pas katër vjetësh do të kërkoj krejt diçka tjetër nga brengat që kanë sot, sepse siç ka thënë ai, janë bërë shumë investime mbi 92 milion euro, por me ardhjen edhe të mbi 120 milionëve të tjera, Gjilani vërtet do të jetë një vend modern dhe nuk do të dalloj shumë nga një qytet evropian.

Kurse Shefik Neziri, ka falënderuar kryetarin Mustafa me gjithçka që ka bërë për Gjilanin, për Cërrnicës por edhe për fshatrat tjera më të largëta nga qendra.

Ai ka thënë se njeriu që dëshiron të sheh të mirat është e lehtë një gjë e tillë. Secili ka mundësinë të shoh ndryshimet në arsim, në shëndetësi, në infrastrukturë, në bujqësi, por edhe në ndihmën e madhe që u është dhënë bizneseve nga kjo qeverisje.

Ai tha se gjithnjë do të ketë kërkesa të qytetarëve, sepse kërkesat e qytetarëve paraqiten edhe në vendet me zhvillimin më të hovshëm në botë, porse ne jemi falënderues për këtë rrugë që ka marr Gjilani, rrugë të cilën askush nuk mund ta mohoj, e ajo është rruga e zhvillimit të hovshëm kjo me mbështetjen e qeverisjes komunale, që është një qeverisje moderne dhe që ecë përpara me bashkëqeverisje të qytetarëve.

Ai dhe të tjerët nga kjo familje e madhe i kanë dhënë mbështetje të pakursyer kryetarit Mustafa , por edhe Partisë Demokratike të Kosovës, sepse sipas tyre PDK dhe kryetari Mustafa, janë dëshmuar se duan dhe munden të qeverisin për qytetarët dhe interesin e tyre, ndaj ne jemi mbështetës të fuqishëm tuajt thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/