Fundamenti

Mustafa merr mbështetje edhe nga nëndega e XIX e PDK-së

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari Mustafa i shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit Zgjedhor Izmi Zeka dhe nga dy kandidatët për këshilltarë komunal, Ilir Tahiri dhe Bajram Hasani, por edhe nga Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Veton Nevzati, janë pritur me një tubim të madh në nëndegën XIX të cilin takim e ka organizuar Fatmir Daku si kryetar i kësaj nëndege.

Me këtë rast kryetari Mustafa ka thënë se kjo pritje dhe shumë të tjera janë pritje të fitores së madhe për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Ky entuziazëm i madh dhe ku fanatizëm pozitiv për të ecur përpara PDK në Gjilan, është një rrugë drejt fitores së madhe më 3 nëntor.

Mustafa ka thënë se vullneti ynë është ai që ne të qeverisim edhe më tutje me energji edhe më të madhe bashkë me ju. Projektet e PDK-së janë projekte shumë të mëdha që vetëm për katër vitet e ardhshme do të kapin vlerën mbi 120 milion euro, zotim të cilin kryeministri Thaçi e ka mbështetur fuqishëm me të gjitha kapacitetet e nivelit qendror.

Ju sot mund të shihni funksionimin jashtëzakonisht të mirë të administratës komunale, sepse të gjithë ne që jemi në qeverisje jemi vetëm shërbyes të qytetarëve të Gjilanit. Ne kemi ndryshuar rrënjësisht qeverisjen edhe sa i përket qasjes në arsim, shëndetësi, por edhe zhvillim ekonomik, bujqësi dhe dikastër të tjerë. Ne jemi të interesuar që çdo ditë e ardhshme të jetë më e mirë si te nxënësi, pacienti, shërbyesi civil, familja, bujku etj.

“Ne ishim në “lloç”, dhe kërkesë e parë e qytetarëve ishte rregullimi i rrugëve, i ujësjellësve i kanalizimeve i shkollave etj, dhe sot ju i shihni gjithandej të gjitha këto investime që ne i kemi bërë kemi investuar në agrokulturë, infrastrukturë, ujësjellës, rrugë, kanalizime, etj. Është hapur poashtu një rrugë e sigurt edhe për ndërtimet e larta. Sot i kemi disa fabrika si ask food, moea, Kabi dhe të tjerat sepse ne e kemi nxitur këtë investim, duke investuar kah bujku është themeluar fabrika e përpunimit të qumështit, të pemëve e perimeve etj. Do të vazhdojmë me ritëm të shpejt. Nëse sot kthehemi edhe e krahasojmë Kosovën ku ishte në vitin 1999 dhe ku është sot ndryshimet janë të mëdha, por nëse poashtu e krahasoni qeverisjen edhe nga viti 2008 e deri sot e shihni se ndryshimet janë rrënjësore edhe sa i përket kësaj periudhe të shkurtër, kohore” ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se ne në qeverisje nuk jemi të kënaqur me vendet e punës, por rruga të cilën e ka marrë Gjilani, me punën që po e bëjmë dhe me vullnetin që e kemi, edhe çështja e punësimit do të jetë krejt ndryshe nga sot, sepse investimet e biznesit vendor, por edhe e investimeve nga bashkatdhetarët tanë do të jenë më të mëdha në Gjilan.

Mobi Casa

“Pas katër viteve ne më nuk do të flasim për investime në hapësirën publike sepse një pjesë e madhe e këtyre investimeve do të realizohen shumë shpejt, dhe ndoshta do të ketë kërkesa shumë minore, por atëherë më tepër do të angazhohemi në mirëqenien e qytetarëve.

Ne me ardhjen në qeverisje kemi ndryshuar totalisht qeverisjen në raport me qytetarët dhe përderisa qytetarët para nesh ishin injoruar ne kemi zgjedhur të bashkqeverisim me ta sepse realisht ne jemi në krye të Gjilanit për të gjithë qytetarët tanë dhe nuk jemi për ndasi dhe seleksionime. Të tjerët ende nuk janë të gatshëm për të marr qeverisjen, dhe këtë edhe vet ata e dinë dhe vërtet ne do të jemi fitues të mëdhenj. Por edhe në fitoren tonë ne do t’i ftojmë të gjithë qytetarët që nga sot që të vijnë në mbrëmjen e 3 nëntorit për të festuar bashkë me ne në orët e vona. Sepse ne mund të kemi oponent këtyre ditëve, por pas tre nëntorit jemi udhëheqës të të gjithë qytetarëve barabarsisht. Kryetari, komuna, administrata etj., janë të të gjithëve dhe në shërbim të të gjithëve. Hyrjet e qytetit, ujëmbledhësit e qytetit, infrastruktura tjetër, investimet në arsim e të tjera janë prioritet i ditëve të para të qeverisjes katër vjeçare” ka shtuar Mustafa.

Ndërsa Izmi Zeka, shef i shtabit zgjedhor, tha se pa Qemajl Mustafën në krye të Komunës dhe pa PDK-në në qeverisje, Gjilani do të jetë këtu ku ne e lëmë sot, sepse ata që pretendojnë të qeverisin me Gjilanin nga opozita nuk e kanë dëshmuar asnjëherë vetëm as me vullnet, as me angazhim por thjeshtë nuk kanë dëshmuar asgjë.

Dilni votoni sepse vetëm me votën për PDK-në dhe Qemajl Mustafën është vota për ju, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ka thënë ndër të tjerash Zeka.

Fatmir Daku, ka thënë se këtë organizim në fillim e kemi planifikuar që ta mbajmë vetëm me strukturat e nëndegës në një zyre, mirëpo interesimi shumë i madh i simpatizantëve të PDK-së ka bërë që ne të zgjedhim këtë hapësirë më të madhe sepse s`ka zyre që i zë anëtarët e shumte të PDK-së. Ai ka thënë se mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për Qemajl Mustafën si kryetar është shumë e madhe dhe është mbështetje për fitoren më të madhe që ka pasur DK ndonjëherë.

Edhe të pranishmit tjerë kanë dhënë mbështetje për kryetarin Mustafa dhe PDK-në, siç kanë thënë ata nuk është askush as i përafërt me juve i nderuar. Të pranishmit i kanë përshëndetur edhe Bajram Hasani dhe Ilir Tahiri thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/