UBT

Mustafa merr mbështetje edhe nga firma “ILIRI – R”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari Qemajl Mustafa së bashku me dy sekretarët e Partisë Demokratike, dhe me një kandidate për këshilltare komunale, kanë vizituar firmën për prodhimin e roletave dhe perdeve të ndryshme moderne “ILIRI – R”, ku është pritur nga pronari Bekim Salihu dhe punëtorët e tij.

Me këtë rast kryetari Mustafa është informuar rreth biznesit që nga themelimi e deri në këtë kohë se si ka funksionuar, është interesuar për furnizimin, tregun, punësimet në këtë biznes, por edhe për sfidat dhe të arriturat që ka shënuar gjatë zhvillimit të tij.

Ai ka thënë se Komuna e Gjilanit përherë do të jetë pran bizneseve siç ka qenë gjithnjë, duke shtuar se kjo afërsi me bizneset tashmë është dëshmuar dhe në të ardhmen në nivelin lokal do të krijohen edhe lehtësira të tjera por pse jo edhe përkrahje në momente të caktuara.

Mustafa poashtu është interesuar edhe sa i përket zgjerimit të këtij biznesi nga ana e Salihut, i cili ka thënë se kjo do të bëhet hap pas hapi gjatë zhvillimit të mëtutjeshëm.

Uji Dea

Ndërsa, Bekim Salihu, pronar në këtë biznes, ka sqaruar punën që bënë ai dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai ka falënderuar poashtu kryetarin për gjithçka që ka bërë për bizneset në Komunën e Gjilanit. Gjithashtu e ka informuar kryetarin Mustafa edhe me kapacitetet e prodhimit, furnizimin me lëndën e parë, distribuimin në treg, por edhe për zhvillimin e biznesit të tij nëpër vite. Salihu ka thënë se nga viti në vit ka pasur ndryshime të theksuara, në shumë sektor të biznesit, porse edhe sa i përket punësimeve aty gjithashtu. “zakonisht punojnë rreth 20 punëtor, porse numri i tyre rritet në sezonin e verës kur ka edhe kërkesa më të mëdha, sepse ky është një prodhim kryesisht që bëhet me porosi private dhe këtë e rrit përherë ardhja e bashkatdhetarëve.

Ndërsa në këtë proces zgjedhor Salihu por edhe punëtorët e tij kanë dhënë mbështetje të fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Qemajl Mustafën si kandidat për kryetar, ngase siç ka potencuar ai është më i miri dhe më i dëshmuari deri më tani. Salihu u ka dëshiruar fitore në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke precizuar që të vazhdohet edhe më tutje me punë, që janë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Gjilanit në të gjithë sektorët.

Ndryshe, Salihu ka thënë se prodhon rolete dhe perde të ndryshme të llojeve të ndryshme, sipas kërkesave të qytetarëve thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.