RCCOLA

Mustafa me përkrahësit e tij i dënojnë veprimet e opozitës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka qëndruar sot në Ferizaj, ku është takuar me përkrahësit e tij nga Ferizaj, Kaçaniku, Hani i Elezit, Shtimja dhe Shtërpca.
Kryeministri bashkë me të pranishmit e tjerë kanë dënuar veprimet e opozitës në Prishtinë, të cilat sipas tyre, kanë penguar çdo formë që Qeveria t’i realizojë prioritetet e saj.

“Të pranishmit, po ashtu, dënuan veprimet e opozitës në Prishtinë, e cila ka penguar në çdo formë që nga dita e parë Qeverinë e Kosovës që të realizojë prioritetet e saj në shërbim të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

RCCOLA

Gjatë takimit, Mustafa ka folur edhe për forcimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rezultatet që ka arritur qeverisja e tij, duke përmendur MSA’në./express/