Eko Higjiena

Mustafa: Më pak investime të reja në 2013

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa thotë se në vitin 2013 do të ketë më pak investime të reja dhe shpresat mbesin tek Qeveria dhe donatorët. Kurse Arben Mehmeti i LDK-së thotë se me qeverinë aktuale Gjilani do të vazhdojë të mbetet rajoni më i pazhvilluar në vend.

Tashmë edhe vet kreu i Komunës Qemajl Mustafa e ka të qartë se në vitin 2013 ka një buxhet më të kufizuar dhe më të limituar për të investuar në projekte të mëdha.

Mustafa tha për rajonipress se buxheti për vitin 2013 është rreth 19 milion euro. “Projektimit të buxhetit i kemi hyrë sivjet dhe ndihmë të madhe në këtë drejtim ka dhënë USAID-i amerikan. Kemi qenë të kujdesshëm në projektimin e mjaftueshëm të buxhetit për funksionimin e komunës e kjo donë të thotë që kemi paraparë mjaft mjete në kodin e mallrave e shërbimeve , të subvencioneve e komunalive, por nuk kemi mundur me nda mjete të mjaftueshme për investimet kapitale” sqaroj Mustafa.

Kreu i Gjilanit tha se do të ketë rreth 4 milion euro për investime kapitale të destinuara kryesisht për mirëmbajtje të investimeve kapitale si rrugët, ndriçimi, parqet, pastrimi i qytetit, planet rregulluese, shërbimet e tjera publike etj.

UBT

Mustafa mendon se me këtë buxhet komuna do të jep shërbime të mira për qytetarët , ndërsa investime të reja do të ketë pak. “Shpresojmë në investime shtesë nga Qeveria dhe nga donatorët” u shpreh Mustafa.

Kurse Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së i cili në seancën e fundit nuk e ka votuar buxhetin tha se fatkeqësisht në vitin 2013 nuk ka buxhet për investime. “Në vitin 2013 do të ketë buxhet për larje të borxheve dhe shpëlarje të parave dhe përfitim të pushtetarëve dhe kompanive fiktive të pushtetit” tha Mehmeti.

Sipas Mehmetit Gjilani nuk pret asgjë nga ky buxhet duke përfshirë edhe zonat kufitare sepse buxheti nuk përdoret as minimalisht për nevoja të rajonit. “Këtë tashmë e kanë kuptuar edhe pushtetarët që veprojnë në emër të PDK-së dhe atë tashmë publikisht. Me Qeverinë aktuale, Gjilani do të vazhdojë të mbetet rajoni më i pazhvilluar në vend “tha Mehmeti./rajonipress/