ARKATANA

Mustafa me një mori kritikash për Qeverinë Kurti: Është bërë rob i së kaluarës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në një intervistë ka folur për Qeverinë e Albin Kurtit gjatë vitit që sapo e lamë pas.

Isa Mustafa thotë se Qeveria u promovua si një qeveri e ndryshimeve, por që realisht nuk ndodhi të jetë e tillë, pasi akoma vuan nga paragjykimet e së kaluarës.“Kjo qeveri u promovua si qeveri e ndryshimeve dhe aq më shumë si qeveri e shpresës, por ndryshimi pozitiv nuk ndodhi në asnjë fushë, kurse shpresa po vazhdon e pashuar, sidomos te militantët e saj. Është qeveri e cila nuk ka treguar aftësi dhe gjeturi të shikojë përpara dhe të merret me të ardhmen, por është bërë rob i së kaluarës, qoftë i qëndrimeve të saj rigjide politike, qoftë i paragjykimeve për qeverisjet e kaluara. Qeveri e logjikës represive, e cila mburret me të dhënat për arrestimet, në vend që të krenohej me të dhënat për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, deklaroi Mustafa për “Zërin”.

HW

Sipas Mustafës, gjatë vitit 2022 Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti më së shumti ka dështuar në bashkëpunimin me partnerët strategjikë, por edhe ka çaluar dhe është kthyer mbrapa në shëndetësi, arsim dhe ekonomi.“Kësaj qeverie i kanë munguar prioritetet, nuk ka qenë e fokusuar në asnjë fushë, e cila do ta identifikonte kursin e saj qeverisës. Ka dështuar absolutisht në bashkëpunim me partnerët strategjikë dhe në punët e jashtme. Ka çaluar ose edhe është kthyer mbrapa në shëndetësi dhe në arsim. Inflacioni e ka menaxhuar Qeverinë e jo Qeveria inflacionin. Kanë rënë investimet publike, kurse vlera e mjeteve buxhetore është zhvlerësuat, duke mos u përdorur”, theksoi Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.