Eko Higjiena

Mustafa: Me emrin e Ibrahim Rugovës janë identifikuar të gjitha proceset historike të Kosovës, liria, demokracia dhe shtet-ndërtimi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 76 vjetorit të lindjes.

Mustafa ka thënë se më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut lindi ikona dhe figura emblematike e Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Ibrahim Rugova ishte një personalitet i rrallë i letërsisë, politikës dhe kulturës shqiptare. I shkolluar në Paris të Francës, ai u mishërua me vlerat perëndimore, idealin për liri e pavarësi prej të cilave ai asnjëherë nuk hoqi dorë. Rugova është njeriu letrar dhe politik, një rast i rrallë në botë që me vizionin, dijen dhe përkushtimin e tij u rreshtua kah perëndimi duke fituar simpatinë dhe vëmendjen e botës demokratike për problemin, vuajtjen dhe persekutimin e popullit të Kosovës nën regjimin serb”, ka thënë Mustafa.

Uji Dea

Kreu i LDK-së, ka theksuar se “sot është nder për secilin ta kujtojmë figurën e Rugovës, themeluesin e LDK-së, Presidentin Historik të Kosovës, Gandin e Ballkanit, që me dijen dhe urtësinë arriti t’a fitoj simpatinë dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Me emrin e Ibrahim Rugovës janë identifikuar të gjitha proceset historike të Kosovës, liria, demokracia dhe shtet-ndërtimi. Mjafton ta kujtojmë postulatin e tij: Asgjë më pak se pavarësi. Arkitektin e pavarësisë do ta kujtojmë përherë si motiv për ta vazhduar rrugën e trasuar nga ai, forcimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.