Fundamenti

Mustafa: Mbrëmë Kurti kapërceu çdo kufi të shtetit demokratik, pres nga deputetët që sot të reagojnë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka komentuar vendimet e mbrëmshme të Qeverisë rreth masave të reja të izolimit.

Mustafa ka thënë se vendimet e tilla nuk janë demokratike, madje ato sipas Musttafës, përcaktojnë çdo kufi të shtetit demokratik.

“Sipas këtyre vendimeve, qytetarët e Kosovës nuk janë qytetarë me të drejta të garantuara kushtetuese. Qeveria në detyrë nuk është qeveri e një shteti parlamentar. Ajo nuk po e respekton Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ministritë e caktuara janë bërë vet ligji. Deputetët, si përfaqësues të popullit, do të mund të shkojnë në Kuvend, vetëm kur ua lejon Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Ministrat e LDK-së mbesin anas”, tha Mustafa.

Mustafa u shpreh se deputetët e partisë së tij, sot do taq thonë fjalën e tyre rreth këtyre vendimeve.

“Deputetët sot do duhej ta thonë fjalën e tyre. Jo për pako financiare. Por për uzurpimin e shtetit nga Qeveria në detyrë”, thotë ai.

Ky është njoftimi i plotë i Mustafës:

Të dashur qytetarë

UBT

Do të kisha dashur që sot me ju së bashku të shpreh miradinë për punën që e bëjnë organet shtetërore dhe qytetarët në betejën e përbashkët për ta përballuar COVID-19. Poashtu, të respektohet thirrja e Kryesisë së ASHAK që të lëmë anash luftën politike dhe të bashkohemi në betejën për të ruajtur jetë njerëzish. Do të dëshiroja të krenohem me punën e ministrave të LDK-së që kanë mbetur në Qeverinë në detyrë me mision të parandalimit të kësaj Pandemie.

Është pritur që Qeveria në detyrë të segmentojë zonat e krizës dhe të rregullojë lëvizjen e qytetarëve në ato pjesë, sepse të gjithë jemi të interesuar ta mposhtim Pandeminë. Jo të kamuflojë gjendje të jashtëzakonshme në tërë territorin përmes Ministrit të Shëndetësisë.

Vendimet që Kryeministri në detyrë na i lexoi mbrëmë në “natën historike” përmes gojës së Ministrit të Shëndetësisë, janë shqetësuese. Ato kapërcejnë çdo kufi të një shteti demokratik.

Sipas këtyre vendimeve, qytetarët e Kosovës nuk janë qytetarë me të drejta të garantuara kushtetuese. Qeveria në detyrë nuk është qeveri e një shteti parlamentar. Ajo nuk po e respekton Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ministritë e caktuara janë bërë vet ligji. Deputetët, si përfaqësues të popullit, do të mund të shkojnë në Kuvend, vetëm kur ua lejon Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Ministrat e LDK-së mbesin anash.

Deputetët sot do duhej ta thonë fjalën e tyre. Jo për pako financiare. Por për uzurpimin e shtetit nga Qeveria në detyrë.

Unë nuk dyshoj se PDK si inicuese e kësaj séance nuk e ka përgatitur me qëllime të mira një propozim të pakos financiare, por me këto masa drakonike të kësaj qeverie në detyrë nuk funksionon asnjë pako. Sepse kur jeta ekonomike dhe biznesore mbyllet skajshmerisht, nuk ka pako që shpëton as atë e as qytetarët.

Pako e vetme e arsyeshme është që të shkojë kjo qeveri dhe logjikë qeverisëse një ditë e më parë, të krijohet qeveri e re e cila së bashku me Kuvendin do të nxjerr masat e domosdoshme për ta kapërcyet këtë gjendje në të cilën jemi. IM