Mobi Casa

Mustafa: Mbetem në PDK, ata që shkuan në Nismë, mendjelehtë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se, aderimet e fundit të disa anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, në “Nisma për Kosovën”, tregojnë për një mendjelehtësi të atyre të cilët e ndërmorën këtë veprim.

Sipas tij, pavarësisht se një shtëpi politike mund të ketë telashe, pjesëtarët e saj duhet të ballafaqohen me to dhe të angazhohen për zgjidhjen e tyre.

“Të them të drejtën edhe unë kam marrë oferta, por jo direkt, kanë qenë indirekt për tu bërë pjesë e këtij formacioni politik. Mirëpo, unë i mbetem besnik PDK-së dhe nuk do të larohem nga partia. Nuk është e vërtetë se është i madh numri i atyre të cilët kaluan nga PDK-ja në Gjilan në ‘Nisma për Kosovën’. Janë vetëm tre persona, dhe ata janë kryetarë të nëndegëve. Mbi të gjitha mendoj se është plotësisht demokratike që dikush i pakënaqur me një parti politike, t’i bashkohet një subjekti tjetër politik”, ka thënë Mustafa.

FIDANISHTJA

Ndryshe, mediat kanë raportuar se, një numër i madh i aktivistëve të PDK-së tashmë kanë konfirmuar aderimin në këtë subjekt politik.

Endrit Shala, këshilltar politik i Fatmir Limajt, ka deklaruar në media se emra si: Nexhat Hajrullahu, Refik Hasani, Shaqir Ukshini, Ridvan Xhemajli, Fatmir Daku, Bajram Hasani, e të tjerë kanë aderuar në “Nisma për Kosovën”, duke shtuar që presin që edhe emra të tjerë dhe me ndikim në Gjilan t`i bashkohen Nismës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.