RCCOLA

Mustafa: Mbështetje nga të gjitha anët për PDK-në

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Arbëria po konsiderohet bastion i të gjitha partive politike që janë sot në garën për Gjilanin, por të gjitha e dinë se Arbëria është një hambar shumë i madh i PDK-së, dhe kjo lagje në një masë shumë të madhe mbështet Qemajl Mustafën dhe PDK-në, por për hir të demokracisë ka edhe të tjera bindje politike që ne i respektojmë si pakicë në këtë lagje, ka thënë Tahir Arifi nga kjo anë që njëherit është kandidat për asamblenë komunale dhe që e ka udhëhequr këtë takim me elektoratin e PDK-së.

Kryetari Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit Zgjedhor Izmi Zeka dhe kandidatët për këshilltarë komunal, kanë marrë mbështetje të fuqishme në Arbëri e zabel nga një numër shumë i madh i qytetarëve atje.

Arbëria po konsiderohet bastion i të gjitha partive politike që janë sot në garën për Gjilanin, por të gjitha e dinë se Arbëria është një hambar shumë i madh i PDK-së, dhe kjo lagje në një masë shumë të madhe mbështet Qemajl Mustafën dhe PDK-në, por për hir të demokracisë ka edhe të tjera bindje politike që ne i respektojmë si pakicë në këtë lagje, ka thënë Tahir Arifi nga kjo anë që njëherit është kandidat për asamblenë komunale dhe që e ka udhëhequr këtë takim me elektoratin e PDK-së.

Ndërsa në fjalën e tij Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga kjo lagje Zenun Pajaziti, ka kërkuar që të gjithë bashkërisht, secili qytetarë i kësaj lagje më tre nëntor të dalë dhe të votoj për PDK-në dhe Qemajl Mustafën, ngase sipas tij dëshmia më e mirë e qeverisjes me Gjilanin është PDK dhe kryetari Qemajl Mustafa. Jemi bashkë të gjithë për të korrur fitore të madhe më tre nëntor i nderuari kryetar Mustafa. Jemi bashkë për fitoren e qytetarëve të Gjilanit, për rrugën drejt një të ardhme më të mirë, jemi në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit, ka thënë Pajaziti, i cili është duke bërë maksimumin që kryetari Mustafa të ketë fitoren që në raundin e parë.

Ndërsa kryetari Mustafa, ka thënë se vota për Qemajl Mustafën është votë edhe për qytetarët e Gjilanit, për zhvillimin dhe prosperimin e Gjilanit. Mustafa ka bërë me dije se të gjithë ata që sot premtojnë e kanë vërtetë për qëllimet e përfitimit të votave, ndërsa ne premtimet tashmë i kemi të shndërruara në vepra të dëshmuara për ju, për qytetarët gjithandej por edhe për simpatizantët e flaktë të subjekteve të tjera. Të gjithë e dinë që Gjilani ka nisur dhe po vazhdon së zhvilluari pas ardhjes në qeverisje të PDK-së.

Mobi Casa

Gjithnjë ka punë për t’u bërë, por e mira është që në lagjen Arbëria dhe zabeli janë bërë investime të shumta, janë investuar dhjetëra rrugica në Arbëri, është investuar aneksi i shkollës fillore Abaz Ajeti, është investuar në trafostacione të energjisë elektrike, trotuare parkun që po bëhet me standarde moderne, është ndërtuar një shkollë moderne e agro-kulturës, që e rritë qarkullimin në këtë lagje dhe janë të planifikuara edhe shumë investime të tjera.

Secilin vit që vjen do të investohet nga një projekt në secilën lagje e fshat të Komunës së Gjilanit, çoftë ai projekt më i madh apo më i vogël për kah kosto. Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë së bashku me qeverisje të mirë. Ndryshimet që kanë ndodhur në Gjilan janë në të gjitha fushat, që nga administrata, arsimi shëndetësia, bujqësia, zhvillimi ekonomik, gjelbërimi e çka jo.

Poashtu është investuar Lumi Mirusha dhe është duke u rregulluar rrugë që lidhë Zabelin me rrugën e Malishevës. Do të investohet jashtëzakonisht shumë në lagjen zabeli, sepse atje është shumë e nevojshme të bëhet një gjë e tillë.

Kryetari Mustafa nuk ka dashur të merret me deklaratat e opozitës aspak, sepse siç ka thënë ai puna jonë shihet nga qytetarët, ndërsa mohimi dhe fyerjet e kandidatëve të opozitës janë të nivelit të tyre.

Edhe kandidatët për këshilltarë komunal nga kjo lagje si: Tahir Arifi, Fadil Hajdari, Shukrije Rapuca, Azem Shkodra dhe Refik Hasani, kanë garantuar elektoratin e shumtë se do të angazhohen shumë Kuvendin e Komunës, për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të Komunës së Gjilanit barabarsisht dhe pa dallime partiake thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/