RCCOLA

Mustafa: Masat sanksionuese të jenë strikte ndaj atyre që nuk e zbatojnë ligjin

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Duhet të tentohet që konsumimi i duhanit të jetë gjithnjë e më i paktë, por edhe nëse pihet, duhet të pihet atje ku është e lejuar. Të gjithë e kemi obligim që përmes mekanizmave ta vëmë në shërbim luftën kundër pirjes së duhanit. Dëmet materiale dhe shëndetësore janë të mëdha, por masat sanksionuese duhet të jenë strikte dhe të zbatohet kjo në terren ka thënë Qemajl Mustafa.

Grupi i Grave të Komunës së Gjilanit ka organizuar një debat për Ditën Ndërkombëtare Kundër Pirjes së Duhanit, në të cilin u tha se pirja e duhanit është një dëmtim i shëndetit deri në masën sa edhe mund të vjen deri të vdekja e njeriut. Një pjesë e madhe e njerëzve të prekur nga kanceri, si shkaktar kanë pirjen e duhanit.

Jehona Hyseni udhëheqëse e këtij debati ka thënë se pirja e duhanit është vërtet një konsumim i një materie të dëmshme për njeriun, është një shkaktar i sëmundjes, i vdekjes së hershme dhe një faktor i infektimit të rrethit dhe i nxitjes së përhapjes së dukurive të dëmshme edhe në familje e shoqëri. Ajo kërkoi nga të gjithë qytetarët, konsumuesit e duhanit, shitësit, etj mos të konsumojnë duhan, ndërsa për të gjithë ata që e thyejnë ligjin organet përgjegjëse të veprojnë në terren.

Të pranishëm në këtë debat ishin edhe kryetari dhe nënkryetari i Komunës, drejtor të drejtorive komunale, gratë nga Komuna e Gjilanit, nga Komuna e Kamenicës, të rinj përfaqësues të OJQ-ve etj.

Qemajl Mustafa, ka përshëndetur këtë debat duke thënë se lufta kundër shprehive të vjetra dhe të këqija, dukurive që krijojnë varshmëri , por edhe që krijojnë dëmtim të rrethit, fëmijëve dhe shoqërisë e anëtarëve të tjerë duhet të vazhdoj derisa të bëhet vetëdijesimi i duhur i qytetarëve tanë. “Duhet të tentohet që konsumimi i duhanit të jetë gjithnjë e më i paktë, por edhe nëse pihet, duhet të pihet atje ku është e lejuar. Të gjithë e kemi obligim që përmes mekanizmave ta vëmë në shërbim luftën kundër pirjes së duhanit. Dëmet materiale dhe shëndetësore janë të mëdha, por masat sanksionuese duhet të jenë strikte dhe të zbatohet kjo në terren” ka thënë Mustafa.

Ndërsa nënkryetari Omer Daku, ka thënë se duhet të jemi të vetëdijshëm që duhani të mos pihet, sepse dëmton jetën e fëmijëve dhe atyre që nuk e pinë atë.

Mobi Casa

E në anën shëndetësore, drejtori i Shëndetësisë Xhemajl Salihu, tha se është i lumtur që sot merr pjesë në debatin ku flitet për shokun më të keq të dikujt e ai është duhani. Pirja e duhanit ndalohet në të gjitha vendet publike.

Ai tha se sot kanceri i mushkërive është shkaktari kryesor i vdekjes së një numri të madh të njerëzve, në një përqindje më të madhe te meshkujt, e që shkaktohet pikërisht nga konsumimi i duhanit. “Duhanpirësit vetëm 15% e konsumojnë duhanin, ndërsa pjesën tjetër e konsumojnë të tjerët që gjenden përreth tij me afër 85%. Rreziku më i madh i abortit në dy muajt e parë të shtatzënisë te gratë shtatzëna vjen pikërisht nga konsumimi i duhanit” ka thënë Salihu.

Ismet Hajdini, drejtor i inspeksionit, tha se edhe me ligjin e vjetër janë shqiptuar gjoba, për konsumimin e duhanit, ndërsa tani me ligjin e ri, janë definuar edhe më shumë gjërat dhe në terren gjërat do të duken krejt ndryshe në ditët në vijim. “Është për t`i falënderuar shumë, siç ka thënë ai pronarët e hotelerive, të cilët e kanë pranuar shumë lehtë dhe kjo po funksionon mjaft mirë”. Poashtu ai ka dhënë edhe detajet e gjobave për pirjen e duhanit nga personat, juridik, fizik etj.

Në këtë debat kanë kontribuar edhe Besa Hoxha, Jehona Hyseni, Nakije Baliu, Leonora Bunjaku, Shpresa Hajdari, Saranda Bllaca, Drita Klaiqi, Muhamet Kastrati etj.

Komuna e Gjilanit, së bashku me Njësinë për të Drejtat e Njeriut kanë shpërndarë një broshurë për 31 majin Ditën Ndërkombëtare Kundër Duhanit./rajonipress/