Mustafa: Marrëveshjet e Brukselit nuk i ndalin vezët as gazi

Veprimet e dhunshme me vezë dhe gaz lotsjellës të opozitës për pengimin e punës së institucioneve të Kosovës, nuk do të mund ta detyrojnë Qeverinë e Kosovës për tërheqjen e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Kështu deklaruan drejtues të Qeverisë së Kosovës duke dënuar sulmin me vezë tndaj ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas kryeministrit Mustafa ky akt nga Vetëvendosje është i ligë dhe i papranueshëm, dhe këto veprime konsiderohen të dëmshme për proceset integruese në zhvillimin e vendit.
“Shpreh kundërshtimin tim dhe të qeverisë së Kosovës ndaj aktit që kanë ndodhur në mes sulmit ndaj ministrit të Drejtësisë nga aktivistët e veprimtarët e Lëvizjes vetëvendosje. Konsideroj se një sulm i tillë është totalisht i papranueshëm, është në kundërshtim me ligjin dhe nuk i ndihmon proceseve demokratike dhe proceseve integruese. Mendoj se të gjithë ata që po i bëjnë këto po i bëjnë ën dëm të Kosovës”, theksoi kryeministri Mustafa.
Mustafa theksoi se mbeten të qartë se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe nuk do të heqin dorë, megjithëse sipas tij do të respektojë edhe verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për këto marrëveshje.
“Marrëveshjet që ne i kemi arritur me Serbinë nga të cilat ne s’heqim dorë. Dhe s’ka vezë dhe sulm i cili do të në detyrojë që ne të heqim dorë nga këto marrëveshje. Për çdo rast do të respektojmë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese si verdikt përfundimtar por ne mbesim qartë se do të zbatojmë të gjitha marrëveshjet që i bëjmë në Bruksel… Ndërkaq opozita dhe veçmas Vetëvendosja po merr vendime për hedhjen me vezë, vendime për hedhjen me gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kos ovës vendime për pengimin e punës së kuvendit… Dhe këto vendime janë vetëm të ligjve, burravecëve dhe atyre që s’kanë guxim me u marr me punë të vërtetë të shtetit, por e pengojnë shtetin”, theksoi Mustafa.
Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe propozim vendimin për transferin e mjeteve nga Ministria e Financave në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për Veteranët e Luftës së UÇK-së në vlerë prej 8 milionë euro për vitin 2015.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka arsyetuar propozim vendimin theksoi se qëllimi kryesor i miratimit të këtij vendimi është bartja e mjeteve për kompensimin e veteranëve të luftës nga Ministria e Financave në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ku do të fillojë ndarja e pensioneve për këtë kategori. Abrashi theksoi se deri më tash kanë pranuar mbi 12 mijë aplikacione nga veteranët.
“Aktualisht deri më sot, janë pranuar mbi 12 mijë aplikacione, qëllimi kryesor i miratimit të këtij vendimi është bartja e mjeteve kompensimin e veteranëve të luftës nga Ministria e Financave në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale me rast do të fillojë ndarja e pensioneve të veteranit- luftëtar të UÇK-së. Për zbatimin e drejtë dhe të plotë të së drejtës në pension të veteranit nevojiten 8 milionë euro për të paguar pensionet për vitin 2015. Shuma e mjeteve financiare sipas këtij vendimi do të realizohet varësisht prej verifikimit të listave të përfituesve të cilët kanë plotësuar kushtet për realizimin e pensionit te veteranit luftëtarë të UÇK-së”, theksoi ministri Abrashi.
Kurse, Qeveria ka miratuar edhe projekt-rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin vendeve të punës në Agjencinë e Punësimit në kuadër të MPMS-së. Është miratuar edhe propozim vendimi për miratimin e nismës për marrjen përsipër (suksedimin) me Hungarinë, përmes shkëmbimit të notave të dy marrëveshjeve: marrëveshjes mbi njohjen e ndërsjellë të certifikatave shkollore ekuivalente dhe diplomave të lëshuara në Hungari.
Qeveria ka miratuar edhe propozim vendimin për lidhjen e marrëveshjes financiare me IPA-në 2014 dhe marrëveshjes financiare për IPAN 2015, për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.