Mustafa: Marrëveshja për drejtësi, fitore e dy palëve

Kryeministri Isa Mustafa ka sqaruar marrëveshjen për drejtësinë e arritur në Bruksel me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq dhe me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare.
Sipas tij kjo ishte një marrëveshje që vështirë është arritur dhe se kjo është fitore e dy palëve.
“Nga ky proces nuk do të kemi më gjykata jashtë në Kralevë apo diku tjetër por vetëm brenda territorit të Kosovës dhe kjo është fitore e madhe. Nëse dikujt nuk i pëlqen është diçka tjetër. Ata që kundërshtojnë nuk kanë argumente se Kosova humb nëse ka një Gjykata Themelore që mbulon edhe pjesën veriore dhe jugore. E po ashtu një Prokurori Themelore në të dy anët”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij nëse nuk do të dialogohet me Serbinë atëherë nuk do të ketë qasje në veri edhe 20 vjet tjera siç nuk ka pasur për 15 vjet.
Mustafa po ashtu ka treguar se kryeministri Vuçiq e ka pyetur edhe për rastin e ish-ministrit Aleksandër Jabllanoviq i cili sipas tij nga biseda me kryeministrin serb ka fituar përshtypjen se ata nuk do të interferojnë në zhvillimet në Kosovë dhe për kthimin e deputetëve serbë në Kuvend do të vendosë Lista Serbe
Mustafa: Javën tjetër del programi qeverisës, pagat nuk do të rriten
Kryeministri Mustafa paralajmëruar se javën e ardhshme Qeveria e Kosovës do të del me programin qeverisës katër vjeçar. Ai ka thënë se ky program do t’i mbështesë projektet në bujqësi maksimalisht, dhe do të krijojë vende të punës për të rinjtë sidomos në fushën e informatikës.
Mustafa ka thënë se vetëm në fund të muajit shkurt dhe fillim të muajit mars do t’i kryejnë rreth 15 milionë subvencione.
“Ne tash javën e ardhshme e kemi programin qeverisës për 4 vjetët e ardhshme. Është harmonizuar tërësisht me të gjitha ministritë. Do të mbështesim projektet në Bujqësi. Edhe përmes subvencioneve edhe projekteve tjera”
“Do të punojmë mundësimin e punësimit për të rinjtë sidomos në fushën e informatikës”.
“Ne tash do të fillojmë. T’i kryejmë obligimet tona për subvencionime. Me sa mbaj mend rreth 15 milionë euro, në fund të shkurtit dhe fillim të marsit. Për një vjet – një vjet e gjysmë ne do të flasim ndryshe për çështjet e ekonomisë”, tha Mustafa.
Mustafa ka thënë edhe njëherë se rritja e pagave nuk do të behët këtë vit. Për ta bërë këtë ai ka thënë se duhet te merren para borxh sepse ne buxhetin e shtetit nuk ka mjete.
Mustafa: Largimin e Jabllaniviqit e bisedova edhe me Vuciqin (Video)
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se dorëheqja e ministrit Jabllanoivic është bërë në koordinim me Qeverinë e Kosovës. Ai ka treguar se është takuar disa herë me të.
“Me Jabllanioviqin jemi takuar edhe me herët. Edhe ai e ka pranuar që ka bërë gabim ne deklarime dhe ka kërkuar falje. Ne e kemi biseduar mundësin që ai të jap dorëheqje dhe kemi biseduar që ai më nuk mund te jetë aty”, ka thënë Mustafa në RTK
Ai ka thënë se me rendësi është që Jabllanvic më nuk është pjesë e qeverisë. Mustafa ka thënë se nuk ka pasur nevojë të behën protesta të dhunshme për këtë çështje.
Ai ka treguar se për largimin e Jabllanivicit ka diskutuar edhe me kryeministrin e Serbisë, duke thënë se vetëm i ka treguar arsyet e largimit nga qeveria.
Mustafa ka thënë se për formimin e Ushtrisë së Kosovës do të duhet të behën ndryshime kushtetues. E, këto ndryshime për tu bërë sipas tij duhen edhe vota e shumicës së deputeteve.
I pari i Qeverisë ka thënë se edhe deputete e serbë do të kthehen në Kuvend dhe do ti votojnë projektet e ligjet që shkojnë në Kuvend.
” Nuk kanë arsye të mos kthehen në Kuvend. Kemi shpresë se ata do të kthehen dhe do të rregullohen raportet tona”.
Ai ka thënë se Kosovës nuk i duhen konfliktet.