RCCOLA

Mustafa: Luftën politike ta bëjmë në fushatë zgjedhore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se luftën e brendshme politike duhet ta bëjmë në fushatën zgjedhore, kurse përkrahjen ndërkombëtare që ka Kosova, duhet ta shfrytëzojmë për prosperitet të qytetarëve.

Kryeministri Mustafa i pyetur për takimin e djeshëm me kryediplomaten e BE-së, Frederica Mogherinin, tha se ka qenë një respekt i gjithë punës që ka bërë në institucionet e Republikës Kosovës.

Eco Higjiena

Mustafa shtoi se Kosova meriton të shkoj përpara gjithashtu meriton një gjendje konstruktive që institucionet të bëjnë punët në interes të qytetarëve të shtetit tonë.

“Ky vend e meriton që ne të shkojmë përpara, e meriton një gjendje konstruktive një situatë konstruktive që ne t’i bëjmë punët në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përkrahjen e kemi nga BE dhe nga SHBA dhe nuk ka asnjë arsye që ne këtë përkrahje mos ta shfrytëzojmë për prosperitet të qytetarëve por ta shndërrojmë për objektiva të luftës së brendshme politike. Luftën politike e bëjmë në fushatën zgjedhore”, tha Mustafa./indeksonline/