Mustafa: Lista Serbe nuk mund të na kushtëzojë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe për të bojkotuar pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Mustafa ka thënë se Lista Serbe nuk mund të vëjë kushte për kthimin në institucioneve, por çdokush që merr pjësë në Kuvend apo ne Qeveri, hyn në bazë të ligjit.
“Nuk ka pasur asnjë kusht, çdonjëri hyn në Kuvend në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, dhe nuk ka kushte të tjera”, u ka thënë Mustafa gazetarëve. /Indeksonline/


