Hidromorava

Mustafa: Liderët kanë përgjegjësi për hartimin e listave të kandidatëve për deputet

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qemajl Mustafa nënkryetar i degës së PDK-së në Gjilan dhe ish kryetar i komunës thotë për rajonipress se ai personalisht mund të jetë pjesë e listës së PDK për zgjedhjet nacionale me një të vetmin kusht – nëse i mbushet mendja që procesi ka me qenë i rregullt dhe nëse besimi i qytetarëve për të (vota për mua) nuk përfundon në plehun zgjedhor qysh ka ndodhur fatkeqësisht për disa kandidatë në të kaluarën.

Qemajl Mustafa nënkryetar i PDK-së në Gjilan mund të kandidohet për deputet në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen këtë vit nëse ai vlerëson se ky proces zgjedhor do të jetë në favor të kuadrove të dëshmuara e të verifikuara nga ata që i kandidojnë, raporton rajonipress.

Mustafa për rajonipress thotë se zgjedhjet e reja në cilindo nivel që mbahen do të duhej të sjellin freskim dhe revitalizim të skenës politike dhe ngritje të cilësisë në qeverisje. “Atje ku subjektet politike nuk e thellojnë reformën brenda tyre, kjo nuk ndodhë përherë , por në parim dhe në shumicën e rasteve pas proceseve zgjedhore ndodhë një shkallë e progresit. Pavarësisht që subjektet tona nuk kanë bërë asnjëherë reformë të mirëfilltë brenda tyre, bile ka patur raste ndonjëherë kur pas proceseve zgjedhore në subjektet tona politike situata është përkeqësuar (ka ndodhë regres), megjithatë mund të presim freskime kualitative në listat zgjedhore të partive politike sepse rezultatet e zgjedhjeve të fundit për pushtet lokal kanë dërguar mesazh të qartë te liderët e organizatave politike se kështu me improvizime dhe me inercion nuk mund të shkohet më larg” tha Mustafa.

Mustafa tha se Kosova ende mbetet vend me ekonomi të plogësht që kryesisht është importuese dhe shërbyese me mundësi fare të vogël të punësimit të fuqisë së re dhe të shumtë në tregun e saj të punës. “Pritjet e qytetarëve nga qeverisjet në të dy nivelet janë përherë e më të mëdha andaj është plotësisht iluzore dhe e gabuar që të mendohet nga politikajtë e Kosovës që qytetarët mund të binden e të na votojnë edhe më tej pa rezultate të mirëfillta në dobi të kualitetit për punën dhe jetën e tyre. Skena politike është mjaftë kërkuese dhe dinamike (kjo u pa nga zgjedhjet e fundit , por edhe nga rirreshtimet në spektrin politik që po ndodhin dhe do të ndodhin në ditët që vijnë) dhe si e tillë është mjaftë konkurruese. Ky është edhe një argument shtesë për partitë politike të cilat do të duhej të jenë fortë të kujdesshme gjatë formimit të listave zgjedhore sepse ndryshe rrezikojnë të jenë të plogështa në garën që i pret”.

Mustafa mendon se vetëm subjektet politike të mëdha, të organizuara mirë dhe me individë të fuqishëm për kandidatë mund të bëjnë mirë e ndershëm garën e tyre dhe të dalin fituese.”Prandaj, fuqia e organizimit politik duhet të komplementohet mirë (të mbindërtohet) me fuqinë e individëve (kandidatëve) në lista në mënyrë që rezultati të jetë maksimal për subjektin e caktuar politik. Pa cilëndo komponentë në këtë bashkëdyzim të domosdoshëm nuk ka rezultat të mirë. Ka ndodhur deri te këto zgjedhjet e kaluara që ndonjëri nga kandidatët anipse nuk ka patur imazh të ndërtuar mirë dhe nuk ka patur kontribut të njohur për partinë e tij politike, ka arritur të fitojë për asamblenë komunale, por edhe për deputet të Kuvendit të Kosovës vetëm pse materialisht kanë qëndruar mirë, kanë bërë stimulime të aktivistëve të mirë, kanë shpenzuar në reprezentacione (dreka, darka e ahengje) dhe kanë bërë marketing të mirë.”

FIDANISHTJA

Madje Mustafa shkon edhe më larg. “Ka patur edhe më keq. Ndonjëri prej kandidatëve i ka ble me para aktivistët me ndikim për ta manipuluar zgjedhësin deri edhe te blerja drejtpërdrejtë e votës. Edhe më drastike dhe për mjerim ka qenë rasti i manipulimit të votës në kutitë e votimeve nga kandidatët dhe subjektet politike përmes aktivistëve të akredituar nga KQZ në procesin zgjedhor. Disa prej tyre tashmë edhe janë përgjigjur penalisht para ligjit. Më vonë këtyre kandidatëve (“fitues”) hajri nuk u është pa nga partitë e tyre politike dhe nga shoqëria e komunave dhe e vendit përveç që sigurisht këta u kanë shërbyer me besnikëri kauzave të tyre personale, fisnore e klanore dhe të tillët rëndom “avullohen” shpejtë nga skena politike njëherë e përgjithmonë. Por, dëmi që ua bëjnë partive politike hazarderët e tillë është i konsiderueshëm”.

Mustafa mendon se me këtë rast duhet natyrshëm të shtrohet pyetja, si erdhën në listë zgjedhore këta kandidatë pasiqë nuk janë dalluar me asgjë të veçantë deri tashti në aktivitetin dhe në kontributin për organizmin e tyre politik? . “Këtu edhe është edhe esenca e problemit. Filtrimi gjatë hartimit të listave nuk bëhet me kritere të qarta dhe pastaj liderët politikë dhe strukturat pranë tyre infiltrojnë (kontrabandojnë) këso lloj kandidatësh “të shkathtë” të cilët i fitojnë zgjedhjet, por pastaj shpejtë u del boja dhe nuk i vyejnë askujt për asgjë në politikë. Pra, liderët politikë kanë përgjegjësi të veçantë gjatë hartimit të listave të kandidatëve. Në lista për zgjedhjet që na presin përveç përfaqësimit të komunave e rajoneve të caktuara duhet të vijnë vetëm dhe vetëm njerëz me karrierë politike e profesionale të ndërtuar mirë dhe me kredibilitet të qëndrueshëm dhe të pranueshëm nga publiku . Thënë ndryshe, në lista duhet të vendosen njerëz që premtojnë stabilitet në funksionim dhe kreativitet në punë. Çfarëdo surrogati tjetër do të jetë më pak ose më shumë dështues për subjektin dhe liderin politik”.

Në pyetjen tonë se a do të jetë ai kandidat për deputet, Mustafa thotë se në degën e PDK-së kemi kuadro që tashmë janë të verifikuara dhe që dinë, e kanë vullnetin dhe energjinë për të punuar për përparimin e komunës, të rajonit dhe të vendit tonë. “Unë personalisht dua dhe mund të jem pjesë e listës së PDK për zgjedhjet nacionale me një të vetmin kusht – nëse më mbushet mendja që procesi ka me qenë i rregullt dhe nëse besimi i qytetarëve për mua (vota për mua) nuk përfundon në plehun zgjedhor qysh ka ndodhur fatkeqësisht për disa kandidatë në të kaluarën”.

Mustafa tha se do të doja të jem pjesë e përfaqësimit të degës së PDK dhe të komunës time në Kuvendin e Kosovës për ta artikuluar denjësisht kërkesën e qytetarëve tanë për zhvillim të qëndrueshëm infrastrukturor e posaçërisht ekonomik për çka edhe më së shumti ata kanë nevojë.

“Do të doja të jem pjesë e këtij përfaqësimi për ta bërë atë që të jetë unik, i ditur, i angazhuar, i guximshëm dhe i respektuar nga të tjerët në Kuvendin e Kosovës dhe nga Qeveria e Kosovës. Do të angazhohesha që kori politik i komunës tonë dhe i Anamoravës të funksionojë mirë dhe të jetë partner i fuqishëm për Qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunave tona në mënyrë që kësaj ane t’i sjellim përparimin që ajo patjetër e meriton” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.