FITORJA

Mustafa: Liberalizimi i vizave e drejtë elementare e merituar nga qytetarët e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.
Sië thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit, në takim ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku dhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e gjithanshëm që është arritur në Kosovë, me theks të posaçëm për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për liberalizmin e vizave.

Mustafa, po ashtu, foli për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për proceset evropiane, siç është vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri veçoi rëndësinë që ka për Kosovën fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, pas ratifikimit edhe në Parlamentin Evropian.

Duke falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen e dhënë për Kosovën, kryeministri Mustafa, ritheksoi se qytetarët dhe Qeveria e Kosovës presin që Komisioni Evropian shumë shpejt të jap rekomandimin pozitiv dhe datën për liberalizimin e vizave për Kosovën.

ARKATANA

“Institucionet e Kosovës, në nivelin qendror dhe lokal, kanë përmbushur me përgjegjësi maksimale të gjitha kriteret dhe rekomandimet lidhur me liberalizimin e vizave. Andaj, ne presim që këtë të drejtë elementare për të lëvizur në vendet e BE-së ta kenë edhe qytetarët tanë, në mënyrë që të kenë mundësi për lëvizje të lirë si të gjithë qytetarët e tjerë të Evropës”, tha kryeministri Mustafa, transmeton Telegrafi.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa foli edhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për vitin 2016, duke veçuar proceset integruese evropiane, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit ligjor.

Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst, shprehu përkrahjen e Bashkimit Evropian për progresin në
Kosovë, duke vlerësuar të arriturat dhe objektivat e mëtejshëm të Qeverisë së Kosovës.

Më tej, Eichhorst theksoi rëndësinë e procesit të dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Gjatë takimit është biseduar edhe për nevojën e stabilitetit dhe heqjen dorë nga përdorimi i mjeteve të dhunshme, si parakusht për avancimin e proceseve në vend. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.