Mustafa: LDK si opozitë do të sillet në mënyrë konstruktive

Gjilan – Isa Mustafa në një bashkëbisedim me aktivistë e LDK-së në Gjilan ka thënë se e vlerëson dialogun me Serbinë, meqë ky dialog nuk e rrezikon integritetin e Kosovës. S`i opozitë do t`i përmbushim obligimet tona dhe do të sillemi në mënyrë konstruktive.
“S`i opozitë do të sillemi në mënyrë konstruktive”. Kështu është shprehur Isa Mustafa kryetar i LDK-së në një bashkëbisedim me aktivistët e kësaj partie në Gjilan. Mustafa tha se në Gjilan me aktivistët e LDK-së ka folur për vazhdimin e reformave në këtë subjekt politik, për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, zhvillimin ekonomik, dialogun me Serbinë, reformën kushtetuese e zgjedhore si dhe për zgjedhjet e ardhshme.
Mustafa tha se LDK do t`i përmbush obligimet edhe në reformën zgjedhore derisa tha se do të kërkojë vëzhgues ndërkombëtar në mënyrë që këto zgjedhje të jenë legjitime edhe në aspektin ndërkombëtarë. Mustafa tha se ende kërkon që të respektohet marrëveshja për presidenten.
Ndërkaq duke ju referuar dialogut me Serbinë Mustafa tha se LDK e përkrah dialogun për të biseduar me fqinjët dhe për të pasur marrëdhënie të mira.”Dialogu do të përkrahet nga LDK-ja sepse nuk e rrezikon integritetin e vendit dhe është në harmoni me rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Ne si opozitë do të sillemi në mënyrë konstruktive ndaj të gjitha zhvillimeve të rëndësishme dhe historike që i kërkon momenti dhe koha” tha Mustafa.
Mustafa i pyetur nga rajonipress nëse do të dërgojë LDK përfaqësues të saj në ekipin negociator me Serbinë tha shkurt. “Dialogun do ta udhëheqin institucionet e Kosovës”. /rajonipress/