Fundamenti

Mustafa: LDK shkon vetë në zgjedhje, do të takohem me Haradinajn

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka takuar të hënën kreun e PSD’së, Shpend Ahmetin dhe atë të Nismës, Fatmir Limajn. Ai tregoi se vetë u ka bërë ftesë krerëve të këtyre dy partive për të biseduar, ndërkaq për Express ka treguar se a do të takohet edhe me të parin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Mustafa ka thënë se do të takohet me Haradinajn, pasi sipas tij çdo takim është i vlefshëm dhe se nevojitet një proces zgjedhor i rregullt dhe transparent. Mustafa ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Haradinajn edhe pas zgjedhjeve.

“Mendoj se do të takohemi. Çdo takim është i vlefshëm, pa marrë parasysh objektivat. Na nevojitet një proces zgjedhor i rregullt , i pranueshëm dhe transparent. Sido që të jetë do të kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe pas zgjedhjeve. Nuk përfundon çdo gjë me zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK’së ka shtuar se partia e tij mban qëndrimin që të shkojë vetë në zgjedhje, por ka thënë se edhe kjo do të diskutohet në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

“LDK mban qëndrimin parimor që të shkojmë vetë në zgjedhje, por edhe këtë do ta diskutojmë në ditët në vijim në Këshillin e Përgjithshëm. Vendi është qeverisur keq e më keq nga Koalicioni PAN, prandaj nevojiten ndryshime”, ka thënë Mustafa.

Uji Dea

Ndërkaq Mustafa të hënën është takuar me Ahmetin dhe Limajn. Ai ka thënë se takimet e tilla janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi.

Sot bisedova, në takime të ndara, me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me z. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së.

“Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme. Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”, tha Mustafa të hënën.

Ndërkaq Express sot ka kontaktuar edhe kreun e AAK’së i cili ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë për takim nga Mustafa.

“Jo s’kam ndonjë ftesë”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.