Hidromorava

Mustafa: LDK-në s’e shantazhon SHIK-u

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i cili ka thënë se LDK-ja e AAK-ja po shantazhohen nga SHIK-u.

Mustafa tha se LDK në asnjë moment nuk shantazhohet nga dikush. “Unë mendoj se ata kanë humbur rrugën si parti dhe nuk merren me çështje të tyre. Nëse Albini ka problem me SHIK-un, Albini duhet që këto probleme t’i zgjidh vetë me Vetëvendosjen dhe SHIK-un dhe ato mos t’i adresojë në LDK”, ka thënë Mustafa.

Mobi Casa

Gjithashtu, kreu i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, duhet të përmbajnë stemën e Republikës së Kosovës. Ai tha se LDK në këtë rast nuk mund të pranojë zgjidhje tjetër.

“Fletëvotimet duhet të jenë me stemë të Republikës së Kosovës, sepse votat bëhen këtu. Votat bëhen me një sistem, me një ligj, me një organ që është Komisioni Qendror Zgjedhor dhe ne nuk mund të pranojmë asnjë zgjidhje tjetër”, tha Mustafa, gjatë përurimit të një rruge në fshatin Mramor të Prishtinës. /Telegrafi/