United Hospital

Mustafa: LDK do t’i analizojë rezultatet, pas certifikimit do të reflektojmë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është drejtuar sot qytetarëve të Kosovës. Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se qytetarët kanë dhënë vendimin përmes zërit të kundërshtimit.

Lideri i LDK-së ka theksuar se partia e tij, e cila për herë të parë ka dalë e treta në zgjedhje, pas certifikimit të rezultateve do të reflektojë mbi këto rezultate.

Mobi Casa

Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit. LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve. Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit. Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushatë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.