ARKATANA

Mustafa: LDK do të rikthehet, nuk zëvendësohet nga asnjë frymë apo parti e konjukturave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka thënë Periskopit se partia e tij do të ‘rikthehet fuqishëm’ dhe se Kosova ka nevojë për ‘një parti shtetformuese si LDK-ja”.

Mustafa u pyet nga Periskopi lidhur me kandidaturat e deritashme për kryetar të partisë (Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku) dhe për këtë çështje tha se ‘është shumë e rëndësishme se kush do të jetë në krye të LDK-së”.“Vlerësoj se është shumë e rëndësishme kush do të jetë në krye të LDK-së. Por mbi të gjitha është uniteti dhe fryma fundamentale e LDK-së, demokracia e brendshme dhe solidariteti partiak. Janë këto vlera që e dallojnë LDK-në nga partitë e tjera”, tha Mustafa për Periskopin.

Ai ka thënë se LDK nuk zëvendësohet nga ‘asnjë frymë apo parti e konjukturave”.

Mobi Casa

Shtoi se ‘populizmi s’mund të jetë substitute i shtetformimit’.“Kosova ka nevojë për një parti shtetformuese, si LDK-ja. Prandaj LDK do të rikthehet fuqishëm. Asnjë frymë e as parti e konjukturave nuk e zëvendëson një parti shtetformuese, siç eshte LDK. Popullizmi nuk mund të jetë substitut i shtetformimit”, tha Mustafa.

Kujtojmë se pas rezultatit të dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, Isa Mustafa dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë. Deri sot, kandidaturat zyrtare për ta udhëhequr LDK-në janë: Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.