Mobi Casa

Mustafa: LDK do të qeverisë me të gjitha komunat e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lideri i LDK-së Isa Mustafa derisa ka shpërndarë librezat për 250 anëtarë të rinj në Gjilan tha se synim i LDK-së është reformimi saj dhe qeverisje më e mirë se PDK-ja. Gjilani do të qeveris më mirë me Lutfi Hazirin tha Mustafa.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa i shoqëruar edhe nga Lutfi Haziri, Lirije Kajtazi, ka marrë pjesë në një ceremoni të 250 aderuesve të rinj të këtij subjekti politik në Gjilan.

Isa Mustafa duke folur para këtyre të rinjve tha se angazhimi i të rinjve në LDK është pamja më e mirë e vet LDK-së. “Kjo tregon se LDK-ja e ka përkrahjen e të rinjve derisa synim kryesori i yni është reformim i saj. Ky reformim nisë me kyçjen e të rinjve. Synimet tona janë që të qeverisim më mirë se PDK-ja dhe ta qeverisim Gjilanin me Lutfi Hazirin, më mirë sesa ky pushtet komunal” tha Mustafa raporton rajonipress.

Mustafa tha se në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së është e vendosur që të kthehen më të mirët e LDK-së nëpër komuna.”LDK-ja do të marrë të gjitha komunat dhe do të qeverisim me to. Gjilani do të duket më i mirë dhe jam i sigurt se ne do të fitojmë edhe në Gjilan dhe në tërë Kosovën për të qeverisur në mënyrë profesionale sepse ne jemi qytetar evropian” tha Mustafa.

UBT

Kurse Lutfi Haziri kryetar i degës së LDK-së në Gjilan tha se do të punojë shumë që të bëhet lider i Gjilanit për tu kthyer në qeverisje lokale.”Po punojë për tu rikthyer aty ku edhe e meritojmë , tanimë jo me shpresa, por me bindje për tu kthyer në qeverisje. Gjilani do të marrë si model qeverisjen e LDK-së së Prishtinës që udhëhiqet nga Isa Mustafa i cili edhe është njeriu më i devotshëm për të qenë kryeministër i vendit” tha Haziri.

Haziri tha se ndryshimi i madh po vjen tanimë në Gjilan sepse këtu kemi një pamje jo të mirë, dhe kjo nuk është pamja që e meritojnë gjilanasit. A”jo pamje e arsimit në një shkollë të Gjilanit realisht është fytyra dhe qeverisja e keqe e PDK-së” tha Haziri.

Rina Ahmeti kryetare e Forumit të të rinjve të LDK-së në Gjilan së bashku me Isa Musfatën dhe Lutfi Hazirin i kanë shpërndarë 250 libreza për të rinjtë e pranishëm./rajonipress/