FIDANISHTJA

Mustafa: LDK do ta dërgojë Hashim Thaçin në opozitë për shumë vjet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa thotë qeveria në largim e udhëhequr nga Hashim Thaçi e ka degrauar vendin.Ai tha se vetëm fitorja bindëse e LDK’së do e ndalte këtë degradim.

Mustafa nëpërmjet rrjetit social Facebook thotë se LDK do e dërgoj PDK’në dhe Hashim Thaçin në opozitë për shumë vjet.

Ja shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Të dashur miq,

Fundamenti

Qeveria në largim, me veprimet e veta të papërgjegjshme ka komprometuar shtetin ligjor. Nëse vazhdojmë kështu siç po shohim edhe këto ditë, do të kalojmë keq dhe do të pendohen edhe ata që na kanë mbështetur të bëhemi shtet. Nuk të përkrah asnjë shtet nëse ndodhin raste si ky i fundit, nëse vidhen dhomat e dëshmive dhe nuk ka përgjegjësi. Nuk ka përkrahje nëse vazhdojmë me ata që kanë keqpërdorur edhe tenderët për pasaportat e shtetit. Ata që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje, tani po heshtin turpshëm kur po u kërkohet llogari.

Prandaj, LDK duhet të fitojë bindshëm, që ta ndalë këtë degradim. LDK do ta dëshmojë forcën e vet reale, do ta dërgojë PDK-në dhe Hashim Thaçin në opozitë për shumë vjet, ndërsa do t’ua tregoj vendin edhe të gjithë atyre që janë munduar t’i bëjnë lojëra meskine qytetarëve të Prishtinës dhe krejt Kosovës.

LDK është më e organizuar se gjithherë, më e përgatitur se gjithherë, ka hartuar programin më të mirë qeverisës që i përgjogjet nevojave të qytetarëve të Kosovës dhe e ka të sigurt fitoren. Të gjitha strukturat e LDK-së janë angazhuar fuqishëm për të fituar besimin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, për ta ndërruar këtë qeverisje të keqe, të papërgjegjshme dhe degraduese dhe për të filluar qeverisjen e mirë të Kosovës.