Mustafa: Kuvendi të shpërndahet brenda dy javëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të shpërndahet brenda dy jave, menjëherë pas vendimit që do të merret në Kuvend lidhur me ratifikimin e letrës së këmbimit mes Atifete Jahjagës me baroneshën Catherine Ashton.
Ai ka pranuar se Kosova nuk e ka merituar themelimin e një gjykate të tillë, duke thënë se në Kosovë janë ndërmarrë veprime çlirimtare, veprime të rezistencës e mbrojtjes.
Sa i përket mandatit të EULEX-it, LDK-ja pajtohet në vijat themelore të përgjegjësive të cilat EULEX-i do t’i ketë edhe vitet e ardhshme në Kosovë. /Telegrafi/
Mustafa: Gjykata Speciale të themelohet nga Kuvendi i Kosovës
Kryetari i LDK, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij do të angazhohet që Kuvendi të merr vendim për mandatin e EULEX-it dhe Gjykatën Speciale.
Sipas tij, gjykata duhet të themelohet nga Kuvendi i Kosovës dhe jo nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, transmeton “KosovaPress”.
“LDK vlerëson se funksionimi i Kuvendit nuk ka legjitimitet të mëtutjeshëm duke mos e pas shumicën”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se “pas dy jave do të duhej të shpërbëhet Kuvendi”. /Telegrafi/