UBT

Mustafa: Kuvendi komunal në Bujanoc i hapur për qytetarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ragmi Mustafa, shef i grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik në kuvendin komunal të Bujanocit në bazë të përvojave të tij edhe në mandatet e mëhershme mendon se në kuvendin komunal ka transparencë.

“Duke pasur parasysh të gjithë indikatorët të cilët imponohen qoftë nga ligji qoftë nga rregulloret të cilët i kemi aprovuar obligimet ligjore nuk lejojnë që të jetë jo transparent sa i përket kuvendit komunal”, u shpreh Musatafa gjatë intervistës për portalin Titulli.com.

Ai theksoi se të gjitha vendimet e kuvendit komunal bëhen publike edhe vet seanca e kuvendit komunal shkon drejtpërdrejt dhe të gjithë gazetarët pa dallim kanë qasje të drejtpërdrejt në punën e kuvendit komunal dhe vendimet të cilat diskutohen aprovohen apo refuzohen.

ARKATANA

“Të gjitha kërkesat të cilat vijnë jo vetëm në kuvendin komunal por edhe në kuadër të komunës së Bujanocit të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin informacion”, theksoi Mustafa.

I pyetur se a ka hasur ndonjëher në ndonjë kërkesë të ndonjë qytetari ndaj kuvendit komunal gjatë përvojës së tij si këshilltar, Mustafa tha se nuk i kujtohet të ketë hasur gjatë viteve që vepron si këshilltar në ndonjë kërkesë të tillë drejtuar kuvendit komunal të komunës së Bujanocit./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.