ARKATANA

Mustafa: Kushtëzimi i Thaçit po e rrezikon krijimin e FAK-ut

/ 6 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Isa Mustafa, ka bërë të ditur se liderët e forcave kryesore politike në vend, nesër do të takohen me partnerët ndërkombëtarë, ku do të bisedohet për themelimin Forcave të Armatosura të Kosovës, por edhe për çështjen e vazhdimit të vendeve të rezervuara për pakicat. Ai ka sqaruar se LDK do të votojë pro themelimit të Forcës së Armatosur të Kosovës (FAK), por jo edhe pro vazhdimit të mandatit të vendeve të rezervuara për minoritetet.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se votimin e Forcave të Armatosura po e kushtëzon kryeministri në largim dhe partia e tij.

“Ata po rrezikojnë krijimin e Forcave të Armatosura, duke cytur disa nga përfaqësuesit e pakicave, përfshirë edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, ta kushtëzojnë votimin e Forcave të Armatosura me vazhdimin e vendeve të rezervuara”, ka shkruar Mustafa.

Më poshtë lexojeni postimin e plotë të kryetarit të LDK-së, isa Mustafa:

Siç e dini, nesër do të takohemi ne, udhëheqësit e forcave politike të Kosovës me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ju po ashtu e dini tashmë që përpara se të shkojmë në zgjedhje të parakohshme shkaku i krizës qeverisëse në Kosovë, duhet të votojmë për krijimin e Forcave të Armatosura dhe për Ligjin e ri të zgjedhjeve.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si gjithherë, çmon angazhimin dhe kontributin e partnerëve tanë amerikanë dhe evropianë në të gjitha proceset zhvillimore që ka kaluar vendi ynë. Secilën herë, me përvojën, me dashamirësinë e tyre ndaj vendit tonë dhe fuqinë e tyre, ata na kanë ndihmuar të gjejmë zgjidhjet më të mira për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

Mobi Casa

Kësaj radhe, LDK çmon dhe falënderon nga zemra SHBA-të për mbështetjen e tyre në procesin e krijimit të Forcave të Armatosura. Deputetët e LDK-së, në unanimitet do të votojnë për krijimin e Forcave të Armatosura. Dhe këtë votim, deputetët e LDK-së as nuk e kushtëzojnë dhe as nuk e ndërlidhin me asnjë proces tjetër. Ju siguroj se si kryetar i LDK-së, në kontekst të krijimit të Forcave të Armatosura, nuk më është kërkuar asnjëherë nga partnerët tanë ndërkombëtarë asnjë kompromis, përfshirë edhe atë për miratimin e kërkesës për vazhdimin e mandateve të rezervuara për pakicat. Prandaj, më lejoni të ju shpjegoj se votimin e Forcave të Armatosura po e kushtëzon kryeministri në largim dhe partia e tij. Ata po rrezikojnë krijimin e Forcave të Armatosura, duke cytur disa nga përfaqësuesit e pakicave, përfshirë edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, ta kushtëzojnë votimin e Forave të Armatosura me vazhdimin e vendeve të rezervuara.

LDK e kupton tërësisht pozitën e vështirë në të cilën e ka futur veten Kryeministri në largim. Por, LDK dhe as qytetarët e Kosovës nuk i detyrohen obligimeve që ka marrë kryeministri në largim, në përpjekjet e tij për ta ruajtur pushtetin, i cili që moti i ka ikur nga duart. Edhe sepse këtë pushtet e ka fituar me manipulim të rezultatit të zgjedhjeve të kaluara. Por, edhe sepse ka dështuar ta menaxhojë atë pushtet në përputhje me interesat e qytetarëve.

Prandaj, të bindur se kështu i ndihmojmë më së shumti të sotmes dhe të ardhmes së Republikës sonë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe unë i themi JO vazhdimit të vendeve të rezervuara për pakicat në Kuvendin e Kosovës. Ky është qëndrim parimor, ligjor dhe kushtetues që LDK e zbaton dhe e afirmon si qëndrim që duhet ta mbajnë të gjithë ata që vërtetë angazhohen për një Kosovë demokratike e kushtetuese.

LDK i kërkon kryeministrit në largim të mos vazhdojë të përpiqet të mashtrojë qytetarët e Kosovës, duke fshehur pamundësinë e tij për t’i bindur partnerët e koalicionit të tij qeverisës, të cilët edhe publikisht janë shprehur kundër krijimit të Forcave të Armatosura. Jo për shkak të vendeve të rezervuara. Por, për shkak se ashtu janë instruktuar nga udhëheqësit e Serbisë, me të cilët tashmë kanë krijuar edhe përvojë të partneritetit politik, i cili pritet të reflektojë edhe strukturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Së këndejmi, LDK i mbetet besnike qëndrimit të saj për votimin e Forcave të Armatosura dhe për kundërshtimin e vazhdimit të vendeve të rezervuara. Sepse, LDK vlerëson se krijimi i Forcave të Armatosura është e drejtë legjitime dhe kushtetuese. Kurse, vazhdimi i vendeve të rezervuara është antikushtetues dhe dëmton demokracinë përfaqësuese.

LDK vlerëson se Pika 2.1 e nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që thotë: “partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb, do të kenë numrin e vendeve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë (10) vende të garantuara, në rast se numri i vendeve të fituara është më i vogël se dhjetë (10)” dhe Pika 2.2 e Nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që thotë: “partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të kenë numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e hapura me minimumin e vendeve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) vend; komuniteti Ashkali një (1) vend; komuniteti Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend, nëse numri i vendeve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i vendeve të garantuara” janë norma kushtetuese të standardeve më të përparuara, që sigurojnë përfaqësim të pakicave mbi parimin e diskriminimit pozitiv, me të cilin Kosova krenohet se i trajton pakicat e veta, më mirë se secili shtet tjetër, jo vetëm në rajon, ka shkruar kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.