Mustafa: Kushtet nuk janë aq të mira, do të bëhet më mirë

Gjilan – Qemajl Mustafa thotë se është e vërtet se kushtet nuk janë aq të mira po sigurisht nuk janë larg më të këqija se ku ka qenë kadastri një vit e gjysmë më parë. Me kohë e kemi ditur se objekti i gjykatës lirohet dhe ne do të dalim atje. Kjo do të ndodhë ditëve në vazhdim dhe do ta kemi më mirë.
Arben Mehmeti në emër të LDK-së ka kërkuar nga Basri Zejnullahu – kryesues i Inspektoratit të Punës në Regjionin e Gjilanit që të vizitojë objektin e komunës ku ndodhen drejtoria e kadastrit dhe ajo e inspeksionit.” Në ato hapësira nuk ekzistojnë as kushtet minimale për punë normale të këtyre zyrtarëve komunal si dhe në këtë formë dhe në këto hapësira është duke u rrezikuar shëndeti dhe siguria e këtyre punëtorëve të këtyre drejtorive. Nga ana e juaj kërkojmë që zyrtarisht të merreni me këtë rast dhe të na informoni në lidhje me këtë shqetësim si LDK” thuhet në kërkesën e Arben Mehmetit dërguar Basri Zejnullahut.
Kreu i Komunës, Qemajl Mustafa thotë për rajonipress se është e vërtet se kushtet nuk janë aq të mira po sigurisht nuk janë larg më të këqija se ku ka qenë kadastri një vit e gjysmë më parë. “Me kohë e kemi ditur se objekti i gjykatës lirohet dhe ne do të dalim atje. Kjo do të ndodhë ditëve në vazhdim dhe do ta kemi më mirë”.
Por , Mustafa ka edhe një porosi.”Duhet ta dimë edhe një gjë se kështu disi do ta kemi përderisa nuk e ndërtojmë objektin e komunës në të cilin do të vendoset i tërë shërbimi civil i komunës” u shpreh Mustafa.
Edhe Ismet Hajdini drejtor i inspeksionit komunal tha për rajonipress se ky sektor i ka 8 zyre. “Jemi pak ngushtë po nuk e kemi pasur më mirë as në barakat ku kemi qenë më herët. Unë besoj se këto dy drejtori do të vendosen e sistemohen ashtu siç duhet dhe nuk do të kemi telashe të natyrave të tilla. Unë e kam parë letrën e Arben Mehmetit dhe dyert janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të inspektojnë” tha Hajdini./rajonipress/