UBT

Mustafa, Kurtit: Kujdes ndaj Lajçakut, s’është arenë e gazit lotësjellës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i ka kërkuar kryeministrit aktual, Albin Kurtit, të tregohet më i kujdesshëm në raport me deklaratat e tij ndaj ndërkombëtarëve.

Siç thotë ai, meqë çështja e dialogut nuk është arenë e gazit lotsjellës.

Fundamenti

”Kurti do duhej të ishte i kujdesshëm në deklaratat e tij, sepse nuk është kjo fushatë e brendshme as arenë e gazit lotësjellës”.Mustafa për gazeta Blic, u shpreh se në këtë rast akuzat e kryeministrit të Kosovës marrin përmasa të mospajtimit me aleatët e jo me një personalitet.

”Deklaratat e z Kurti, parasëgjithash janë të pamatura”.”Janë edhe të pabazuara, sepse është shumë e qartë se z. Lajçak prezanton qëndrimet në vijë me z. Borell, vendet e BE-së dhe SHBA-të”.”Nëse të gjithë ata ia mbajnë anën Serbisë, e që mendoj se nuk ia mbajnë, atëherë vaj halli për Kosovën”, tha Mustafa.