Hidromorava

Mustafa – Kurtit: Hiqe taksën, anulo vendimin për Veliun, kërkoj falje LDK’së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook për bisedën që ka bërë para katër ditësh me Kryeministri Albin Kurti nën praninë e Vjosa Osmanit dhe Avdullah Hotit.

Mustafa ka thënë se në adresimin që i ka bërë kryeministrit i ka kërkuar që të heqë tarifën dhe të mos rrezikojë partneritetin me ShBA-të në të kundërtën do të dalin nga koalicioni.

“I nderuari Kryeministër, Kurti
Si partner i koalicionit, unë dhe drejtuesit tjerë të LDK-së ndajmë bindjen se nuk duhet të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të. Se duhet ta heqim tarfën dhe Qeveria ta merr përgjegjësinë që i takon në dialog. LDK ka mbështetur Rezolutën në Kuvend për dialogun dhe nuk do të mbështes në asnjë rast një marrëveshje që prek kufijtë dhe organizimin e brendshëm.
Ne nuk mund të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të, për shkak të tarifës.
Prezenca e fuqishme e SHBA-së në Kosovë është jetike për vendin tonë.
Kemi probleme të mëdha me virusin Covid-19. Këtë betejë duhet ta fitojmë bashkërisht.
Nuk e kemi bërë koalicionin për ta prishur, po për të bërë ndryshime.
Prandaj të lutem për mirëkuptim që tarifa të hiqet gjatë kësaj jave. Mos e kupto këtë si kërkesë të njëanshme por si interes të përbashkët.
Nese vazhdohet kështu, posa ta kapërcejmë këtë situatë emergjente me Virusin, si LDK do të detyrohemi të dalim nga koalicioni, sepse nuk duam të jemi bashkëpërgjegjës të prishjes së marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor.
Për këtë do ta njoftoj edhe Ambasadorin Grenell.”

FITORJA

Mustafa ka shkruar se pret që Albin Kurti të heq tarifën dhe të kthejë Agim Veliun në postin e Ministrit të Brendshëm.

“Edhe sot përulem para popullit tim dhe kërkoj mirëkuptim nga partia ime. Pres edhe sot që zoti Kurti ta heq tarifë, ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu. Që atij dhe LDK-së ti kërkoj falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët.
Të na japë mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë”, ka shkruar Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.