Fundamenti

Mustafa: Kurti e Osmani kanë bërë karrierë duke akuzuar pa fakte, të mbajnë përgjegjësi nëse rasti Berishaj del i vërtetë

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Kurti e Osmani janë në krye të shtetit dhe jo në institucione fetare, prandaj ata duhet t’i besojnë ligjit dhe jo çka thonë personat e caktuar. Kështu po thotë ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe reagimin e krerëve të shtetit të Kosovës. Mustafa ka goditur tandemin Kurti-Osmani, duke thënë se të dy karrierën e tyre politike e kanë krijuar duke akuzuar njerëz për krim, korrupsion e çdo gjë tjetër pa fakte, dhe jo duke besuar në njerëz. Ai shton se nëse del të jetë e vërtetë që ambasadori Berishaj është i përfshirë në skandalin në Slloveni, atëherë Kurti e Osmani duhet të mbajnë përgjegjësi.

Pasi mediat sllovene shpërfaqën skandalin financiar ku përmendet edhe emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Osmani i dolën në mbrojtje këtij të fundit. Ata thanë se ambasadori do ta padisë median për shpifje dhe do të presin organet e drejtësisë.

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një përgjigje për Gazetën Express tha se afera në të cilën po dyshohet se është i përfshirë ambasadori Berishaj është e rëndë dhe e dëmshme për Kosovën pavarësisht se si do të përfundojë në fund.

Sipas Mustafës sjellja e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani dje është edhe më e rëndë dhe e papërgjegjshme pasi në punët e shtetit nuk i besohet askujt por vetëm ligjit.

“Afera është shumë e rëndë dhe e dëmshme për Kosovën, pavarësisht epilogut të saj. Aq më e rëndë dhe e papërgjegjshme është sjellja e Presidentes dhe e Kryeministrit ndaj kësaj afere. Nuk veprojnë ashtu krerët e shtetit. Ata nuk janë aty për të besuar apo për të mos besuar, nuk janë në institucione religjioze, por janë në krye të shtetit dhe e kanë për obligim ta sqarojnë problemin para qyterarëve. Ia kanë borxh edhe Kroacisë.Në punët e shtetit, nuk i besohet askujt. Vetëm ligjit, i mirë apo i keq qoftë”, tha Mustafa.

Ish-kryetari i Prishtinës, kujtoi kohën kur Vetëvendosje mori pushtetin në Prishtinë dhe e kishin akuzuar për 72 dosjet.

“Kryeministri dhe Presidentja karrierën e tyre nuk e kanë krijuar duke besuar në njerëz, por duke akuzuar njerëz për krim, korrupsion dhe për çdo gjë që u ka rënë ndërmend. Kështu kanë ardhur në pushtet. Jo me fakte të verifikuara nga drejtësia, por me akuza politike. Me plot gënjeshtra. Janë këta të VV-së që më akuzojshin për 72 dosje të Komunës së Prishtinës, pa asnjë argumet. Mos t’ua numroj…”, u shpreh Mustafa për Express të shtunën.

Ai uroi që afera të mos jetë e vërtetë por që nëse dëshmohet e kundërta krerët shtetërorë të Kosovës duhet ta bartin përgjegjësinë.

“Tani duke u nisur nga gënjeshtrat e tyre, mendojnë se do duhej të gënjejnë edhe të tjerët. Unë uroj që kjo aferë të mos jetë e vërtetë. Por nëse dëshmohet, përgjegjësinë do duhet të bartin edhe liderët shtetërorë”, tha ai.

ARKATANA

Duke folur për insistimin e opozitës pas skandalit të ambasadorit që të formohet Komisioni Hetimor parlamentar për energjinë, Mustafa tha se shitblerjes së energjisë nga ana e qeverisë nuk i del në krye vetëm një komision parlamentar por duhet të nisin punën institucionet që e kanë për obligim zbatimin e ligjit.

“Ajo çfarë po del në pah nga mediat me shitblerjen e energjisë, mendoj se nuk është punë që i del në krye vetëm një komision parlamentar. Është punë e institucioneve të cilat e kanë për obligim zbatimin e ligjit. Ta bëjnë punën e vet, të mos frikësohen nga trysnia që po ua bënë pushteti. As nga paralajmërimi i taskforcave personale qeveritare si organe paralele të pushtetit karshi institucioneve të drejtësisë”, tha ish-kryetari i LDK-së.

Rasti i ambasadorit Martin Berishaj

Ish-anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes që u emërua ambasador i Kosovës në Zagreb vitin e kaluar dyshohet se është implikuar në një skandal të madh financiar për të cilin ka raportuar mediumi slloven Planet Tv.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci para se ta merrte këtë post ishte emëruar anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Berishaj ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani. Berishaj mori detyrën e ambasadorit në dhjetor të vitit të kaluar.

Tani, ambasadori Berishaj po dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni. Sot, në një postim të shkurtë në Facebook, Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.