Eko Higjiena

Mustafa kundër Thaçit: Sali Berisha ishte dhe do mbetet monument i Pavarësisë së Kosovës

/ 3 minuta lexim
HW

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar sulmet virtuale të Presidentit Thaçi dhe ish Presidentit të Shqipërisë, Berisha.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë se, veprimet e tilla nuk nxjerrin një të vërtetë duke i quajtur të dëmshme dhe të panevojshme.

“Duhet të mendohesh mirë e ti thuash ish Presidentit të Shqipërisë dhe ish Kryeministrit, Sali Berisha se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe i Millosheviçit. Askush nuk të beson dhe në këtë askush merr pjesë edhe vet Presidenti Thaçi. Nuk është me rëndësi të gjurmojmë se kur dhe çfarë kanë thënë njëri për tjetrin, dhe si e kanë ngritur shoqishoqin në piedestal, por edhe ne të tjerët e njohim edhe Sali Berishën edhe Hashim Thaçin” ka thënë Mustafa.

Mustafa i ka dalë në krah Berishës, duke thënë se ka bërë gjithçka për të përkrahur Kosovën.

“Sali Berisha, si President dhe Kryeministër i Shqipërisë ka bërë të mundurën e të pamundurën për ta ndihmuar dhe përkrahur Kosovën. Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, sa isha ministër i Qeverisë Bukoshi, në ekzil, për Kosovën ka qenë e hapur çdo derë e Qeverisë dhe Presidencës shqiptare me Sali Berishën; ka qenë në dispozicion tonin e tërë diplomacia shqiptare, ministër, ambasadë e ambasador. Kjo ka vazhduar edhe pas luftës. Prandaj Sali Berisha ka qenë, është dhe mbetet një monument i pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar kreu i LDK-së.

Mobi Casa

Ish kryeministri, ka folur edhe për kufijtë.

Ka theksuar se nuk e konsideron Thaçin bashkëpunëtor të Vuçiqit, por është shprehur se diskursi i Thaçit për korrigjim të kufijve është i gabueshëm dhe i papranueshëm.

“Do të fitoja, ndoshta, ndonjë aplauzë nga një numër i njerëzve në Kosovë nëse Presidentin Thaçi e cilësoj si bashkëpunëtor të Vuçiqit dhe si njeri që po e shet Kosovën. Unë nuk e kam njohur si të tillë, prandaj nuk mund ti them, veç se e do pazari. Nuk jemi në Pazar të plaçkave, por në një moment shumë delikat që po kalon vendi ynë. Kështu që cilësimet nuk janë çështje personale, por ato u adresohen institucioneve që përfaqësojnë individët. Presidentit Thaçi ia kam thënë edhe personalisht dhe e ka thënë gati tërë Kosova, publikisht, se diskursi i tij politik për korrigjim të kufijve është i shumë i gabueshëm dhe i papranueshëm. Ai duhet të korrigjohet. Nëse jo do ta ketë veten në qafë, jo të tjerët”.

Prandaj kot shahemi e ofendohemi, sepse një zgjidhje e tillë nuk kalon, ajo është e papranueshme. Dhe kjo duhet të na mjaftojë. Kosova dhe Shqipëria duhet të respektohen në mënyrë të ndërsjellë. Sa u përket punëve tona, ne i dimë ato më mirë sesa Shqipëria; dhe Shqipëria i di punët e veta më mirë sesa Kosova. Por ne kemi nevojë të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të bashkëpunojmë mbi baza të barabarta dhe të respektit reciprok. Jemi mjaftë të pjekur për të evituar cilësimet degraduese deri edhe me emra kafshësh”, ka shkruar në fund Mustafa./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.