Fundamenti

Mustafa kundër tendencave për të dëmtuar figurat me merita kombëtare e shkencore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës, ka thënë se edhe Udhëzimi Administrativ për emërtimin e shkollave është shumë i paqartë dhe problematik. Ai ka kritikuar tendencat për të luajtur “lojën e mëhallëve” te emërtimet, në dëm të figurave me merita kombëtare e shkencore. Për më tepër, Mustafa tha se KPF, në takimin e kaluar ka injoruar propozimet e tij për emra shkollash në Gjilan, pikërisht nga këto arsye.

Me qëllim të arritjes të konsensusit sa i përket emërtimit të Shkollës së Artit Pamor, Komiteti për Politikë dhe Financa(KPF) ka vendosur ta shtyjë për një takim tjetër shqyrtimin e kërkesës së kësaj shkolle.

Në takimin e kaluar, ku ishte vendosur për katër shkolla tjera, KPF kishte kërkuar më shumë propozime për Shkollën e Artit Pamor, por siç tha drejtori Avni Behluli, kolektivi i shkollës nuk ka propozime tjera, pos emrit të Adem Kastratit.

Mobi Casa

Në të vërtetë, as përfaqësuesit e opozitës, Sadudin Berisha, Arben Mehmeti e Jakup Bajrami (LDK), të cilët kërkuan shtyrjen e kësaj çështje për një takim tjetër, thanë se nuk janë kundër këtij propozimi, por arsyeja e vetme është se nuk është ofruar dosja e këtij kandidati.

Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës, ka thënë se edhe Udhëzimi Administrativ për emërtimin e shkollave është shumë i paqartë dhe problematik. Ai ka kritikuar tendencat për të luajtur “lojën e mëhallëve” te emërtimet, në dëm të figurave me merita kombëtare e shkencore. Për më tepër, Mustafa tha se KPF, në takimin e kaluar ka injoruar propozimet e tij për emra shkollash në Gjilan, pikërisht nga këto arsye. /rajonipress/