FITORJA

Mustafa kujton sulmet e NATO-s: Ditë historike për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Isa Mustafa kujton sulmet e NATO-s nga ajri që ndodhën 18 vjet më parë. Ai thotë se lufta heroike çlirimtare në tërë territorin e Kosovës, e sollën lirinë që ne e gëzojmë sot.

“Nisja e kampanjës ajrore të Aleancës Veriatlantike më 24 mars 1999, është ditë historike për Kosovën, për NATO-n por edhe për konceptin modern të lirisë dhe domosdoshmërisë së mbrojtjes së saj nga regjimet kriminale”, shkruan Mustafa.

Shkrimi i plotë i kryeministrit:

Sulmet e NATO-s nga ajri, të nisura 18 vjet më parë, dhe lufta heroike çlirimtare në tërë territorin e Kosovës, sollën lirinë që ne e gëzojmë sot.

GRANDEMALL

Nisja e kampanjës ajrore të Aleancës Veriatlantike më 24 mars 1999, është ditë historike për Kosovën, për NATO-n por edhe për konceptin modern të lirisë dhe domosdoshmërisë së mbrojtjes së saj nga regjimet kriminale.

Këto sulme, përshpejtuan çlirimin e Kosovës dhe i hapën udhë pavarësisë dhe demokracisë në vendin tonë.

Ne sot i shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha vendeve të tjera të NATO-s, të cilat na u gjenden pranë në momentet më të vështira.

Partneriteti strategjik dhe koordinimi në çdo hap i joni me SHBA-të dhe miqtë euroatlantikë, ashtu si 18 vjet më parë, janë formula e suksesit tonë të përbashkët në të ardhmen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.