United Hospital

Mustafa: Kufiri s’mund të vendoset me kutet e Bulliqit e Haradinajt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mund të votoj të gjetura të caktuara për kufirin të cilat janë të bazuara në kutet e gjeografit dhe tashmë kryetarit të Komisionit shtetëror, Shpejtim Bulliqit dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Mustafa këto deklarime i ka dhënë në një intervistë të shkurtër për media.

“Natyrisht që ne nuk do të votojmë çdo të gjetur, por do të votojmë çdo marrëveshje shtetërore që është në mes të Kosovës dhe Malit të Zi”, pohoi Mustafa.

Mobi Casa

“Asnjë gjetje të njëanshme nuk do të votojë LDK-ja, por vetëm ato që janë të vërteta dhe që ndërlidhen me marrëveshje shtetërore, sepse nuk është kjo marrëveshje e njëanshme”.

Sipas Mustafës, “kufiri nuk mund të vihet me marrëveshje të njëanshme e as me kutet e Shpëtim Bulliqit e të Ramush Haradinajt, por mbi bazën shkencore, mbi bazën profesionale dhe mbi bazën e një marrëveshje të dyanshme në mes të dy shteteve”.

“Ai është kufiri, kufiri mes një shteti nuk ka, por ka kufi të dy shteteve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.