Fidanishtja

Mustafa: Kryetari e komuna të heqë dorë prej veprimeve të panevojshme, jotransparente, joligjore e skandaloze

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Edhe ne lutemi që kryetarit dhe prishësve përreth tij Zoti t’ua kthjellojë mendjen dhe të mos bëjnë akte me të cilat jo vetëm që e bëjnë dëmin e madh, por edhe bëhemi gazi i dheut e tjerët bëjnë hajgare me ne edhe si komunë, edhe si komunitet. Është koha e fundit që kryetari e komuna me heqë dorë prej veprimeve të panevojshme, jotransparente, joligjore e skandaloze.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Biblioteka rajonale Fan S. Noli në Gjilan
Ju t’komunës, leni rehat nxënësit e studentët. Leni le të mësojnë!
Jam gëzue shumë kur, pas insistimit tim këmbëngulës, më është dhënë rasti me e marë investimin për këtë tempull të librit e të dijes.

Pra, është bibliotekë e re e investuar nga Komisioni Evropian. Është nisur në vitin 2011 dhe ka patur ngecje (KE pati probleme me punekryesin). Ka perfundue vone, rreth vitit 2016 por është realizuar mirë dhe sipas projektit.

Pra, investimi dhe krejt përgatitja e rrethanave për realizim janë bërë derisa unë isha kryetar i komunës (e cila qeverisej nga PDK e AKR). Ka sipërfaqe prej 3700m2. Ka hapësira të profilizuara për fëmijë, për të rriturit, për studiuesit, për prezantuesit e për promovime. Sot ajo i ka rreth 4000 lexues te rregullt.
Ishte investim i Komisionit Evropian në partneritet dhe përkujdesje me komunën. Vlera e investimit rreth 2 milionë euro.

Bibliotekat kombëtare, universitare, rajonale e komunale, janë vlerë e lartë e shoqërive të organizuara e të emancipuara. Ato administrohen me shumë kujdes sepse thesari brenda tyre është i jashtëzakonshëm.

Bibliotekat janë hapësira të veçanta sepse përmbajtja dhe funksionet e tyre janë specifike.
Ato janë të qeta, janë të rregullta, janë të pastra, janë mikpritëse, shërbejnë me kënaqësi e me kulturë, janë të ngrohta dimrit e të freskëta verës…

Ato janë të mbushura me njerëz ambiciozë e të motivuar për me mësue sa më shumë dhe përherë. Janë të mbushura me njerëz që kanë plotë dashni për punën, për dijen, për të sotmen e të nesërmen, për bibliotekën…

Pra, bibliotekat janë tempulli ku merret dija dhe si të tilla, janë fortë të ndjeshme.
Idea që drejtoria për kulturë, rini e sport të vendoset në hapësirat e bibliotekës ishte edhe njëra nga marrëzitë e radhës që po i bën qeveria lokale në Gjilan e udhëhequr nga Lutfi Haziri.

Eco Higjiena

Do të isha befasue shumë po të mos e dija për kënd është fjsla. Por, pasiqë e njoh nivelin kulturor mesatar të menagjmentit të komunës, nuk më erdhi si e papritur. Njerëzit që nuk e dijnë rëndësinë e librit e të dies, aq më pak e njohin rëndësinë e bibliotekës.

Biblioteka më e madhe në Botë, ajo e Aleksandrisë, është djegur e plaçkitur disa herë që nga shek. III p.e.s e deri te shekulli i VI e.s.

Prej kujt është djegur e vjedhur?
Prej atyre që nuk kanë bartur as pikën e përgjegjësisë për vlerën kulmore të thesarit njerëzor që ruhej aty. Prej atyre që rrotën e historisë e kanë rrotullue prapa jo një herë po shumë herë.

Pikërisht e tillë më ngjau idea (e veprimi po se po) i kryetarit të komunës për vendosjen e drejtorit të DKRS dhe të stafit civil brenda trupit të bibliotekës.

Biblioteka si natyrë e si funksion nuk duron që politika të jetojë brenda saj.
Biblioteka nuk duron frekuentim të atyre që nuk janë profil për bibliotekën.
Biblioteka nuk i duron tubimet e fjalimet politike përveç në datëlindjen e saj dhe kur ato janë me sebep (si puna e panaireve të librit, garave të diturisë, promovimit të ndonjē figure e vepre të dies e të kulturës…). Edhe atëherë, ato duhet të jenë të shkurta, koncize e të matura mirë.

Me një fjalë, biblioteka nuk duron sforsim e përdhunim.
Kur Krishtin e kishin pas thumbue per vdekje ne kryq, i lodhur për vdekje e kishte gjetë forcën dhe kurajon dhe i ishte drejtuar Zotit me lutjen për linçuesit e tij: “Fali o Zot, nuk po e dijnë çfarë po bëjnë…”!.

Edhe ne lutemi që kryetarit dhe prishësve përreth tij Zoti t’ua kthjellojë mendjen dhe të mos bëjnë akte me të cilat jo vetëm që e bëjnë dëmin e madh, por edhe bëhemi gazi i dheut e tjerët bëjnë hajgare me ne edhe si komunë, edhe si komunitet.

Është koha e fundit që kryetari e komuna me heqë dorë prej veprimeve të panevojshme, jotransparente, joligjore e skandaloze.
Leni nxënësit e studentët rehat në punën dhe në bibliotekën e tyre. Leni të mësojnë ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/