UBT

Mustafa kryeministër me LDK-në jounike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova definitivisht u bë me institucione dhe tejkaloi krizën gjashtëmujore. Me shumicë votash, Kuvendi zgjodhi Isa Mustafën kryeministër bashkë me kabinetin e tij qeveritar për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Kabineti qeveritar i Isa Mustafës do të ketë 3 zv/kryeministra. Ata janë Hashim Thaçi (PDK), Kujtim Shala (LDK) dhe Branimir Stojanoviq (Lista Serbe).

Partia Demokratike e Kosovës do t’i udhëheqë 9 ministri, Lidhja Demokratike e Kosovës 8, Lista Serbe 3 ministri dhe një post zëvendëskryeministri si dhe 1 ministri pa portfol për pakicat joserbe.

Pas procedurës së votimit, qeveria është betuar se do të punojë në interes të vendit duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa premtoi angazhim në përmbushjen e programit qeverisës, të cilin në pika të shkurta e kishte shpalosur një ditë më herët para Kuvendit.

Mobi Casa

“Ne anëtarët e qeverisë së Kosovës betohemi solemnisht se me përgjegjësi, përkushtim do të kryejmë të gjitha detyrat e punës, sipas mandatit të dhënë nga ky Kuvend, duke respektuar normat dhe ligjet, për arsim, shkencë dhe kulturë. Betohemi!”, ka lexuar deklaratën, kryeministri i ri i Kosovës.

Por, minutat e parë të zgjedhjes së tij në postin e kryeministrit “ia prishën” disa deputetë të partisë së tij, të cilët votuan kundër apo abstenuan. Pakënaqësia dhe hidhërimi i Mustafës u vërejt sheshazi kur ai bëri një falënderim interesant pas marrjes së besimit në Kuvend…(Tribuna)