FITORJA

Mustafa kritika ndaj Viola von Cramon: Nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas takimit që ka pasur kryeministri Albin Kurti me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Mustafa ka bërë disa kritika ndaj Viola von Cramon, duke thënë se ajo ka dhënë kontribut që Lëvizja Vetëvendosja të vjen në pushtet, transmeton Telegrafi.

“Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet”, ka deklaruar ish-kryeministri Mustafa.

Uji Dea

Sipas Mustafës, Cramon ka mbajtur flamurin e VV-së, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në pushtet.

“Jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në opozitë. Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë”, vijon reagimi i tij.

Ndryshe, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku mbrëmë ka takuar kryeministrin Kurti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.