Fundamenti

Mustafa: Kriteret për vizat janë plotësuar tërësisht

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kriteret për liberalizmin e vizave janë plotësuar tërësisht dhe tani vetëm priten proceset administrative të përfundohen.

“Sa i përket kritereve për liberalizimin e vizave janë plotësuar tërësisht. Tashmë edhe janë propozuar emrat për anëtarë të bordeve të OSHP-së”, ka thënë Mustafa.

Sipas këtyre fjalëve të kryeministrit Mustafa, Kosova tashmë pritet që rekomandimin pozitiv për liberalizmin e vizave ta marrë në muajin shkurt.

Eco Higjiena

Ai ka folur edhe për situatën ekonomike në vend.

“Situata politike në vend nuk është e favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja. Megjithatë gjatë vitit 2015 kemi arritur të kemi stabilitet ekonomik në vend”, ka shtuar ai. /Zeri/