Uji Dea

Mustafa: Kosova, shtet i bazuar në vlera multikulturore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se Kosova si shtet i pavarur, i bazuar në vlera multikulturore, respekton dhe synon ndërtimin dhe vazhdimin e respektimit të këtyre vlerave.Ai këto komente i bëri të enjten, më 23 prill, në Ditën e komunitetit turk

“Me qytetarët turq kemi kaluar një rrugë të gjatë të sfidave, por edhe sukseseve të përbashkëta. Ndajmë shumë nga trashëgimia dhe historia jonë në të kaluarën, nga gërshetimet kulturore, kemi respektuar vlerat e traditës dhe po ashtu kemi vlerësuar objektet e kultit. Kosova si shtet i pavarur, i bazuar në vlera multikulturore, respekton dhe synon ndërtimin dhe vazhdimin e respektimit të këtyre vlerave”, tha kryeministri.

Ai tha se qasja e komunitetit turk në Kosovë është një shembull i mirë i përkushtimit të tyre për vendin e tyre, për shtetin e Kosovës, si dhe për vlerat dhe interesat e përbashkëta të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare.

United Hospital

“Dëshiroj të përgëzoj të gjithë qytetarët e komunitetit turk të Republikës së Kosovës për kontributin e dhënë në shtetformim dhe integrim, si dhe rolin e tyre si urë lidhëse me vendet e tjera. I gëzohem faktit se komuniteti turk është i përfaqësuar mirë në nivelin qendror, por po ashtu edhe në atë lokal, ka ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka kryetarin e një komune dhe poashtu edhe pozita tjera të rëndësishme në institucione qendrore dhe lokale në Kosovë…”, tha Mustafa.

Kryeministri i vendit shprehu gatishmërinë e Qeverinë e Republikës së Kosovës që të jenë të përkushtuar të krijojnë një perspektivë për të gjithë qytetarët, mundësi për shkollim në gjuhën amtare, për ruajtjen e identitetit të të gjitha përkatësive të etniteteve të ndryshme. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.