RCCOLA

Mustafa: Kosova nuk është destabilizuese e situatës në Kumanovë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka informuar sot kabinetin e tij rreth vizitës që ai ka zhvilluar në Slloveni, për të cilën tha se është biseduar për shumë çështje të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ai tha se kanë aktualizuar edhe ngjarjet në Kumanovë meqë kanë ndodhur në atë periudhë dhe kanë shprehur brengosjen të dy palët lidhur me pasojat për viktimat dhe interesin që të mbahet stabiliteti në Maqedoni, sepse stabiliteti në këtë vend nënkupton stabilitet në rajon dhe Kosovë.

Mustafa ka treguar po ashtu se janë zotuar që do të ndërmarrin të gjitha veprimet që Kosova të mos jetë faktor destabilizues e as që kanë konsideruar që ka qenë në ngjarjet e fundit.

Fundamenti

“Për rastin e Kumanovës nuk kemi konsideruar asnjëherë që Kosova ka qenë destabilizuese”, tha kryeministri ndër të tjera.

Po ashtu në mbledhjen e qeverisë u ndanë edhe 150 mijë euro për përmbushjen e agjendës së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.