UBT

Mustafa: Kosova në indeksin e lirisë ekonomike, renditet si më të mirat në rajon

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se vlerësimi që investitorët botërorë kanë bërë për politikat ekonomike të Qeverisë, si më të mirat në rajon, sot ka ardhur një lajm edhe më i mirë në vlerësimin e Kosovës.

Ai përmes profilit të tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se, Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë.

Sipas kreut të ekzekutivit, kjo konsiderohet si ndër më të rëndësishmit edhe për sinjalizimin e investitorëve të huaj.

Postimi i plotë i Mustafës:

Pas vlerësimit që investitorët botërorë kanë bërë për politikat ekonomike të Qeverisë, si më të mirat në rajon, sot ka ardhur një lajm edhe më i mirë në vlerësimin e Kosovës.

Fondacioni HERITAGE ka bërë vlerësimin e renditjes së shteteve sa i përket indeksit të lirisë ekonomike.

UBT

Sipas këtij vlerësimi, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, dhe në vendin e 22-të në Evropë për sa i përket këtij treguesi.

Në rajonin e Ballkanit jemi renditur në vendin e dytë në këtë tregues.

Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë.

Ky tregues, konsiderohet si ndër më të rëndësishmit edhe për sinjalizimin e investitorëve të huaj, por po ashtu edhe për liritë individuale për të realizuar të drejtën e tyre ekonomike.

Gjendja më e mirë e këtij indeksi, siç është rasti i Kosovës në krahasim me rajonin, nënkupton edhe prosperitet për shoqërinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.