Fundamenti

Mustafa: Kosova ka ngritur kapacitetet kundër rreziqeve nga terrorizmi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Konferencën Rajonale me temë “Kërcënimet ndaj Sigurisë Bërthamore“, ndërsa tha se Republika e Kosovës nëpërmes asistencës profesionale të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ka ngritur kapacitetet institucionale për të parandaluar dhe luftuar rreziqet që vijnë nga terrorizmi dhe kërcënimet eventuale ndaj sigurisë bërthamore.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa ka ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve globale të botës demokratike.

“Organizimi i Konferencës Regjionale për Siguri Nukleare në Kosovë është rasti më i mirë që përfaqësuesit e shteteve të regjionit të shkëmbejnë praktikat më të mira të mbrojtjes të materialeve bërthamore, të iniciojnë progres në ndërtimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve në regjion me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kërcënimeve ndaj sigurisë bërthamore dhe radiologjike”, tha kryeministri.

ARKATANA

Më tej, kryeministri foli për hapat konkret në shumë dimensione që Qeveria e Kosovës nëpërmes Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Sigurisë Bërthamore, ka ndërmarrë në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

“Ritheksoj përkushtimin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve globale të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër të gjitha kërcënimeve dhe formave të ekstremizmit dhe terrorizmit, si një e keqe globale të cilën vetëm së bashku ne mund ta mposhtim”, tha kryeministri Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.