Mustafa: Kosova ka nevojë për një lëvizje të fuqishme politike
Gjilan – Puna më e mençme që sot duhet ta bëjmë pa asnjë sekonde vonese është edukimi politik dhe vetëdijesimi i qytetarëve që të mos i votojnë ata që e kanë lodhur kaq keq e kaq shumë dhe të mos i votojë servilet që lëpijnë në sahanat e tyre. Nëse këtë e bëjmë, do të besoja që nis e mira dhe e mbara në kete vend u shpreh Qemajl Mustafa.
Qemajl Mustafa thotë se jeta publike është e uzurpuar nga vet populli i Kosovës sepse ai me votë ka dështuar duke i fuqizuar përherë të njëjtit pavarësisht që jeta e tij është degraduar nga viti në vit. “Vetëm një lëvizje e fuqishme politike në nivel vendi, me njerëz të fuqishëm e të besueshëm në krye dhe me shtrirje absolute në tërë hapësirën e Kosovës mundet me e bë kthesën. Ndryshe, do mbesim për gjatë kohë në moçalin e krijuar për shumë vite” shprehet Qemajl Mustafa.
Mustafa mendon se Kosova nuk mund të rregullohet me logjikën me të cilën është prishur. “Puna më e mençme që sot duhet ta bëjmë pa asnjë sekonde vonese është edukimi politik dhe vetëdijesimi i qytetarëve që të mos i votojnë ata që e kanë lodhur kaq keq e kaq shumë dhe të mos i votojë servilet që lëpijnë në sahanat e tyre. Nëse këtë e bëjmë, do të besoja që nis e mira dhe e mbara në kete vend” u shpreh Qemajl Mustafa.
Mustafa ka mohuar zërat se ai është në bisedime me drejtuesit e AKR-së për të kaluar në këtë subjekt politik. “S`ka asgjë të vërtetë aty, bile nuk ia vlen as me komentue” tha shkurt Mustafa./rajonipress/


