FITORJA

Mustafa: Kosova gati për FSK-në në FAK

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim këshilltarin Federal, njëherësh udhëheqës i Departamentit Federal të Mbrojtjes, të Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS), Guy Parmelin.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri, Kujtim Shala dhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Mustafa foli edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, duke bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces.

“Zvicra ka ofruar përkrahje tejet të madhe për Kosovën në shumë fusha, duke përfshirë ndihmën e madhe që trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it kanë dhënë për qytetarët e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar për fuqizimin e shumanshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy shteteve”, tha Mustafa.

Këshilltari Federal, njëherësh udhëheqës i Departamentit Federal të Mbrojtjes, të Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS), Guy Parmelin, vlerësoi të arriturat në Kosovë.

Mobi Casa

Parmelin theksoi vullnetin e Zvicrës për avancimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

Në këtë kontekst, këshilltari Parmelin shprehu nevojën e identifikimit të fushave në të cilat bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mund të thellohet edhe më tutje, si në aspektin ekonomik, të investimeve dhe në lëmenj të tjerë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për zhvillimet politike në Kosovë, për proceset evropiane, lidhur me trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it, si dhe për transformimin e FSK-së.

Këshilltari Parmelin ka uruar Kosovën për pranimin në UEFA dhe FIFA.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.