ARKATANA

Mustafa: Kosova është në rrezik

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngritur shqetësimin e tij për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova aktualisht, duke thënë se vendi ndodhet në një gjendje të rrezikshme.

Kreu i LDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “duhet të gjejmë forcë për të dalë nga kjo situatë shumë e rrezikshme për vendin. Një forcë e cila bazohet në mendje dhe veprime racionale; në logjikën shtetërore”.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Qytetarë të nderuar

Dua të ndaj me juve preokupimin dhe bindjen time se Kosova ndodhet në një gjendje të rrezikshme,

– Nga dialogu i pa bashkërenditur, pa platformë dhe pa legjitimitet demokratik dhe kushtetues;

UBT

– Insistimi ndërkombëtër dhe i institucioneve më të larta të vendit për dialog për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, thua se gjatë këtyre viteve nuk është dialoguar apo është dialoguar kot, pa e bërë të qartë se si do të dukej Kosova pas kësaj marrëveshjeje;

– Nga sfidat për liberalizim të vizave, të formimit të ushtrisë; të implementimit të MSA-së; të agjendës së reformave evropiane; të anëtarësimit në Interpol me një qeveri që nuk përfaqëson shumicën, por që ka 7 apo 8 ministra me aktakuza;

Top 5 arsyet pse duhet të bleni shtëpi në lagjen Qershia në Veternik
E SPONSORUAR
SHIKO VIDEON
– Nga Parlamenti që nuk funksionon në detyrën e tij themelore por është shndërruar në teatër të shfaqjeve të nivelit të ulët etik e gjuhësor;

– Nga mungesa e besimit ndërmjet forcave politike në njëra tjetrën për tu ballafaquar bashkërisht kundrejt synimeve të Serbisë dhe aleatëve të saj për ta zhbërë pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, për ta ndarë Kosovën dhe ajo që mbetet t’i bashkëngjitet Shqipërisë;

– Nga pasojat e kauzave të rrejshme, popullizmit dhe protagonizmit, çmimin e të cilave po e paguajnë, jo akterët por, qytetarët e Kosovës. E që të gjitha këto na sollën në këtë gjendje të mjerueshme ku jemi, në izolim ndërkombëtar, në shtet të korruptuar, në humbjen e besimit të rinisë për të ardhmen e tyre, pa marrë parasysh kush çfarë pozite mban aktualisht.

Ne duhet të gjejmë forcë për të dalë nga kjo situatë shumë e rrezikshme për vendin. Një forcë e cila bazohet në mendje dhe veprime racionale; në logjikën shtetërore. IM” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.