Hidromorava

Mustafa: Kosova e përkushtuar në rrugën e mëtejme integruese euroatlantike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësuesit e shteteve të Kuintit në Kosovë dhe shefin e Zyrës së BE-së /përfaqësues special i BE-së në Kosovë.

“Mustafa i falënderoi për përkrahjen e madhe që shtetet e tyre dhe institucionet e Bashkimit Evropian kanë dhënë për Kosovën, deri më tani.

Ai po ashtu, i njoftoi për progresin në Kosovë dhe për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe avancimin e proceseve eurointegruese”, thuhet nw njoftimin e zyrës së kryeministrit.

FIDANISHTJA

Më tej, kryeministri Mustafa foli për rëndësinë e madhe që ka për Kosovën rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave dhe proceset e tjera pozitive siç ishte edhe pranimi i Kosovës në UEFA dhe hyrja në fuqi e MSA-së, muajin e kaluar.

Ishte qëndrim i përbashkët se për Kosovën është hapur një perspektivë shumë e fuqishme e zhvillimit dhe se Qeveria e Kosovës do të rris edhe më tej përkushtimin për zhvillim ekonomik, për avancimin e proceseve integruese evropiane, për fuqizimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka kërkuar përkrahjen e mëtejme të vendeve të Kuintit dhe të institucioneve të BE-së për Kosovën.
Ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesi special i BE-së vlerësuan të arriturat si dhe shprehën përkrahje të mëtejme për Kosovën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.